Advertisements

Ja sa para shpenzoi shteti në një vit për pensionet e veteranëve?

57 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë vitit paraprak si pagesë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se deri në muajin maj përfitues të këtyre pensioneve kanë qenë mbi 37 mijë veteranë.

Ministria e Financave në raportin nëntëmujor financiar të vitit 2019 ka bërë të ditur se për pagesat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk është bërë i ditur numri i saktë i përfituesve të këtyre pensioneve.

Mirëpo në statistikat nga kjo Ministri del se deri në muajin maj përfitues të pensioneve ishin 37 mijë e 460 veteranë. Mungesa e të dhënave për muajt pasues pamundëson të dalë në pah se sa është numri i veteranëve, të cilët kanë përfituar pensione. Gjatë vitit të kaluar u krijua një kaos në vend për shkak të daljes së 20 mijë veteranëve të rrejshëm në listën, që atëkohë u përpilua nga avokati Elez Blakaj, shkruan tutje “Zëri”.

Pas kësaj Prokuroria propozoi që pagesat të ndalen për veteranët, emrat e të cilëve figuronin në lista, por një vendim i tillë ende nuk është marrë nga Gjykata. Të gjithë veteranët, pavarësisht se emrat e disave figurojnë në listat me veteranë të rrejshëm, vazhdojnë të marrin pensione nga shteti

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close