Supë për t’i harruar antibiotikët

Gjatë ditëve të dimrit këtë supë përgatiteni së paku një herë në javë dhe mos u brengosni për shëndetin.

Nevojiten:

– 1 hudhër; 1 qepë;
– 1 – 2 katrorë për supë,
– ujë sipas nevojës;
– 1 lugë miell;
– 100 ml verë e bardhë;
– 200 ml ajkë të thartë,
– kripë;
– vaj ulliri;
– 3 tosta.

Përgatitja:

Qiteni katrorin e supës në ujë, bëjeni ujë mishi. Priteni qepën imët dhe fërgojeni në vaj ulliri.

Shtypeni hudhrën. Fërgojeni me qepën dhe shtoni miellin. Shtoni verën e bardhë, pastaj qiteni ujin e mishit.

Zieni 15 – 20 minuta, pastaj me mikser në formë shkopi imtësoni perimet.

Shtoni ajkën, pastaj shtoni kripën dhe piperin.

Dhe në fund bëni tostin dhe katrorët e bukës qitni në supë.

Ju bëftë mirë!

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close