Advertisements

Dokumenti që lë të dyshohet në “përfshirjen” e Pacollit në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës


Shkruar nga Haki Imeri:

 Behgjet Pacolli është marrë në pyetje nga Policia Federale e Zvicrës menjëherë pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Emri i Pacollit, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, gjendet në dosjen e vrasjes së tre patriotëve shqiptarë. Ata u vranë më 17 janar 1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit, në Gjermani. Përfshirjen e Pacollit në dosjen e vrasjes e dëshmon ky dokument i Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë së atëhershme perëndimore. Dokumenti është dëshmia deri më tani më bindëse që e implikon Behgjet Pacollin në këtë rast.

Se në çfarë shkalle arrin implikimi i Pacollit, këtë duhet ta tregojnë hetimet dhe për këtë drejtësia kosovare duhet urgjentisht të fillojë bashkëpunimin me autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat lëndën e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nuk e kanë mbyllur ende. Autoritetet gjermane janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDBA. Zyra e Prokurorit të Shtetit duhet ta trajtojë këtë dokument me prioritet si dhe ta marrë në pyetje dhe hetojë Pacollin. Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës.

Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të. Pacollin e kishte marrë në pyetje Policia Federale e Zvicrës me kërkesë të palës gjermane. Gjatë verifikimit të alibisë nga ana e hetuesve zviceranë, Pacolli thotë se në fillim të janarit 1982, pak ditë para vrasjes, ishte kthyer nga Zvicra në Jugosllavi, me qëllim që pastaj të shkojë në Shqipëri. Në deklaratën e tij Pacolli përpiqet të mashtrojë zyrtarët zviceranë, të cilëve u thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë. Siç dihet, Republika e Shqipërisë atëbotë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Me sa duket edhe këtu Pacolli përpiqet të dezinformojë policët zviceranë. Kjo është një arsye tjetër që Pacolli të hetohet për të zbuluar të vërtetën. Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet zvicerane, Pacolli tha se e njeh Selim Broshën.

Pacolli po ashtu tha se e dinte që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), pra Shërbimin Sekret Jugosllav. Kjo është një dëshmi tjetër që Pacolli me vetëdije ka mbajtur kontakt me një agjent jugosllav si Brosha dhe, siç dyshohet, ia ka dhënë atij edhe veturën për t’u shërbyer gjatë aktiviteteve të tij në luftimin e patriotëve shqiptarë nga Kosova me banim në Gjermani dhe Zvicër. Se Pacolli mund të jetë i implikuar në rastin e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, këtë e ka lënë të kuptohet edhe Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, në një intervistë në emisionin Rubikon të KTV-së në janar 2014. Duke aluduar në Pacollin ajo pati thënë: “Emrat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes së hetimeve dhe përmenden në këtë dosje”. Pas akuzave të Donika Gërvallës më 2014 dhe sidomos pas prezantimit të këtij dokumenti, Behgjet Pacolli duhet të largohet menjëherë nga skena politike e Kosovës. Parlamenti i Kosovës duhet t’ia heq imunitetin dhe ai duhet të bashkëpunojë me drejtësinë për të dhënë kontributin e tij për zbulimin e prapavijës së vrasjes së tre patriotëve shqiptarë në Gjermani. Si çdo i përmendur në dosje edhe Pacolli duhet të ndiqet penalisht nëse për këtë ka bazë. Fakti se duke ia dhënë veturën Selim Broshës është bërë pjesë e logjistikës për përgatitjen e atentatit në Gjermani dhe fakti që e pranon se e ka ditur që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), janë dëshmi të mjaftueshme për ndjekjen penale të Pacollit. Afërsinë e tij me Broshën, Pacolli e ka dëshmuar edhe me fotografi të botuara në shtypin serb. Ka ardhur koha që Kosova të pastrojë skenën e saj politike nga njerëzit e dyshimtë, të rrezikshëm dhe të afërt me shërbimet sekrete jugosllave.

https://www.facebook.com/imer.imeri.750?__tn__=%2CdK-R-R&eid=ARAxc1ngthBjClxbRVJYdjUDEqOTezNZMMq_n73tvR-EIf5V0Sky2tjxUlC7VuNY7FT_1UMr_ex-Wa5f&fref=mentions

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close