Advertisements

MAQEDONIA VERIORE, ME MBI 2 400 000 SHTETAS, 2 077 132 BANORË, MBI 1 800 000 VOTUES, POR ME VENDBANIME PA NJERËZ?!


nga Abdulla Mehmeti

 

(Askush deri më sot nuk ka thënë se Maqedonia Veriore është koloni e planeteve të tjera, nga mund të vijnë e të shkojnë njerëz të panjohur, sa të duan dhe kur të duan!)

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të Maqedonisë Veriore, në intervistën e dhënë këto ditë për Agjencinë informative të Maqedonisë Veriore, mes tjerash ka deklaruar se: “Me përgjegjësi pohoj, se votues fantomë në Listën zgjedhore nuk ka, por se në Listën zgjedhore ka shtetas të cilët i kanë mbushur 18 vjet dhe kanë vendbanim në Republikën e Maqedonisë Veriore. Secili që merr shtetësi të këtij shteti menjëherë regjistrohet në Listën zgjedhore. Në shtet janë dhënë diçka më shumë se dy milionë e 400 mijë shtetësi dhe ajo është Lista, do të thotë se, numri prej një milion e rreth 800 mijë është numër real i votuesve në Listën zgjedhore”.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni nuk është bërë që nga viti 2002. Nga të gjitha burimet zyrtare, përfshirë edhe të dhënat e Entit shtetëror të statistikave në Shkup, thuhet se në fund të vitit 2018 në Maqedoninë Veriore ka pasur gjithsej 2 077 132 banorë. Numri i personave që u janë dhënë shtetësi rezulton të jetë më i mdh për së paku 320 mijë banorë të ri të këtij shteti.

Sipas ligjit, të gjithë personat që kanë shtetësi të Maqedonisë Veriore dhe janë pajisur me dokumente personale, pasaporta dhe letërnjoftime, janë të përfshirë në Listën e përgjithshme të zgjedhësve, e cila është përdorur në ciklet e mëparshme zgjedhore dhe e njëjta pritet të përdoret edhe në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të planifikuara më 12 prill të këtij viti. Sipas arsyetimeve të kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në bazë të ligjit nuk ka dyshime për votues fantom, dhe se gjithçka është e bazuar në ligjet e vendit.

Por, logjika e shëndoshë dhe matematika, për numrin e përgjithshëm të banorëve, numrin e personave që janë pajisur me shtetësi, numrin e votuesve në Listën e përgjithshme dhe numrin e të shpërngulurve nga Maqedonia Veriore gjatë viteve të fundit, nuk përputhen mes vete për së paku 300-400 mijë banorë, votues potencialë në zgjedhjet e 12 prillit, që pritet të mbahen këtë vit.

Përkthyer në numra mandatesh të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë Veriore, i bie që afër 30-40 deputetë zgjidhen nga votues që nuk janë banorë të Maqedonisë, por që kanë shtetësi, kanë dokumente personale dhe janë të përfshirë në Listën e përgjithshme të votuesve.

Këtë pështjellim që e bën politika në këtë shtet, as vetë djalli nuk do ta merr vesh për një kohë të gjatë, ndërsa partive politike të shqiptarëve, siç duket, u mjafton vetëm që ato të jenë në pushtet, pa sikur të kallej e gjithë bota!

Askush deri më sot nuk ka thënë se Maqedonia Veriore është koloni e planeteve të tjera, nga mund të vijnë e të shkojnë njerëz të panjohur, sa të duan dhe kur të duan!

(21 janar 2020)

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close