Advertisements

Roli refraktar i Republikes se Venedikut në kohen kur Heroi ynë Kombëtar,Gjergj Kastrioti shkruente historine.

Nga Ilir Seci

Ne libra dhe artikuj, dokumentare televizive apo në rrjete sociale, pambarimisht shkruhet e flitet per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, por mue me ban pershtypje fakti që në tanë këtë mori shkrimesh, dokumentaresh dhe komentesh sikur lihet njiane roli refraktar i Republikes se Venedikut në kohen kur Heroi ynë Kombetar shkruente historine. Janë shume libra e artikuj që nuk merren parasysh kur vjen puna te ky rol damtues i Republikes se Venedikut qe jo rastesisht asht quejte “Republike Tregtaresh”…

Profesor Doktor,(PHD), Vera Costantini historiane ne Università Ca’ Foscari ne Venedik, asht nji nga autoritetet kryesore sot në botë si specialiste ne historine e Republikes se Venedikut, veçanerisht ne marredhaniet e “Republikes se Tregtareve” me Perandorinë Osmane. Veprat e saj jane perkthye ne disa gjuhe dhe ajo asht pedagoe qe ftohet me mbajte ligjerata ne SHBA, Angli, France e ma gjane ne bote.

PHD Vera Costantini na shkruen :
-“Deri në fund të shekullit të 16-të, Venediku gëzonte prestigj të padiskutueshëm kur vinte puna te mallnat e parapelqyeme në oborrin Otoman dhe ndër shtresat e pasuna në krahina : rroba leshi dhe pëlhurë mëndafshi (qëndisma apo tjera), objekte qelqi, pasqyra, stolina ari e argjendi dhe metalet nga Gjermania vërshuen në brigjet osmane nëpërmjet Venedikut. Shumë mallna të tjera janë tregtue anasjelltas, si gruri, krypa dhe artikujt bazë.

Aq tagër kishin venedikasit sa nganjihere në qoftë se vendet ku prodhoheshin artikujt e kerkuem ne tregti nga Venediku, ishin mbrenda Perandorisë Osmane, tregtarëve venedikas u lejohej me veprue si agjentë të sulltanit, duke përcaktue edhe kontrata për menaxhimin e kriporeve, tokave pjellore dhe madje edhe doganave. Kjo ishte kryesisht e vërtetë përgjatë bregdetit lindor të Adriatikut, i cili u citue në dokumentet osmane si “Boğaz-i Venedik”,(Gjiu i Venedikut), duke e njoftë zyrtarisht dominancën detare të Republikës.”

-(Until the end of the 16th Century, Venice enjoyed undisputed prestige when it came to the manufactured goods popular at the Ottoman court and with the affluent classes in the provinces: woollen cloth and silk fabric (embroidered or otherwise), glass objects, mirrors, jewellery and metals from Germany flowed to the Ottoman coasts via Venice. Many other goods were also traded , including wheat, salt and other basic commodities.

Sometimes, if the places these were produced fell within the Ottoman Empire, Venetian merchants acted as the Sultan’s agents, stipulating contracts for the management of salt-marshes, arable fields and even custom houses. This was mainly true along the east coast of the Adriatic, which was quoted in Ottoman documents as Boğaz-i Venedik (the Gulf of Venice), formally recognising the Republic’s maritime dominance.)

…Nga veprat e PHD, Vera Costantini mesojme se Venediku qysh nga fillimet e veta u krijue si qytet që zejen bazë me pasë tregtinë detare, pse qyteti asht i përbamë nga qindra ishuj të rrethuem nga uji, me kanale që ndajnë ishujt, çka domethanë se Venediku nuk kishte shumë tokë për bujqësi. Prandaj për kete arsye tregtia ishte aq e randësishme për venedikasit. Për shkak të afërsisë së tyne në Mesdhe, osmanët ishin partnerë idealë tregtarë per venedikasit. Nji produkt që Venediku importoi ma se shumti nga osmanët ishte gruni dhe ata u mbështetën në Perandorinë Osmane për të. Otomanët u shisnin venedikasve grunë, erëza, mëndafsh të papërpunuem, pambukun dhe hinin qe u nevojitej për me ba qelqet e famshme venedikase…nga ana tjeter Venediku u siguronte osmanëve mallna luksi si sapun, letër dhe tekstile.

Sidomos me pushtimin e Egjiptit, Otomanët shtinë ne dore kontrollin e lundrimit ne Mesdhe dhe kjo nenkuptonte edhe kontrollin e tregtisë ne ate rajon. Venedikasit ishin të aftë për me ba anije dhe varka dhe kjo çoi ne nji marrëdhënie të mirë tregtare mes tyne. Otomanët lejuen venedikasit me ba tanë tregtimin dhe transportimin e mallrave në Mesdhe me anijet e tyne. Venediku fitoi nga tregtia kurse osmanët nga taksat. Marrëdhaniet reciproke dhe te dobishme tregtare mundesuen nji pasunim të jashtëzakonshem per te dy palet. Venediku tue u pasunue vetë në këtë menyrë kontribuoi ne nji pasurim te jashtëzakonisht të Otomanëve, gja që i ndihmoi ata me u ba nji nga subjektet ma të fuqishme politike në botë. Venedikasit kishin anije dhe detarë me aftesi dhe pervojë marine; osmanët kishin akses,(qasje) në shumë vende nga vinin mallnat ma të vlefshme në botë, veçanërisht piperi dhe gruni,(drithnat). Kësosiji te dyja së bashku, Perandoria Osmane dhe Venediku u pasunuen duke lehtësue tregtinë ndërveti.

Natyrisht qe marredhaniet tregtare nuk kane shkue tanaherat voj sepse kane pase raste mosmarreveshjesh qe kane kulmue me luftna por asnjihere luftna shkaterrimtare. Megjithëse luftërat territoriale te here pas hershme qe shfaqen nder vite ne marrëdhëniet e tyne, të dy perandoritë mbështeteshin në tregtinë e perbashket për mirëqenien e tyne ekonomike. Siç asht shpreh njihere nji ambasador venedikas, – “Duke qenë tregtarë, na nuk mund të jetojmë pa to”.
Mbasi Venediku mberriti me paralizue Republiken Detare te Gjenovës si rivale historike, ia doli me qenë e vetmja force detare në rajon dhe osmanet e pranuen si te tille e bane marreveshje. Ne libra shkruhet per kohna kur venedikasit perndiqnin ose burgosnin ne Venedik ata njerez qe banin perpjekje per lufte me Otomanet…

Kur gjanat kundrohen nga nji kontekst i tille historik nuk asht e veshtire me e kuptue pse Heroi yne Kombetar nuk pat marredhanie te mira me Republiken e Tregtareve dhe po ashtu kuptohet se perse Kastrioti nuk u mbeshtet si duhet prej venedikasve, siç e dimë nga historia…

(Në Foto : – Venediku siç asht parqite nga admirali osman dhe hartografi Piri Reis në fillim të shekullit XVI. Kjo gjindet ne Staatsbibliothek zu Berlin, Bildarchiv Preussischer Kulturbesitz.)

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close