Spiunët e Putinit edhe në Davos të Zvicrës

Aktivitetet e spiunazhit rus në Europë s’kanë të ndalur,ata janë dërguar edhe në Davos të Zvicrës ku tradicioanalisht mbahet forumi ndërkombëtar.
Policia zvicerane arrestoi dy oficerë rusë të inteligjencës në Davos gushtin e kaluar.
Policia supozon se ata po përgatitnin aktivitete spiunazhi gjatë Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti,i cili u hap të martën.

Sipas mediave zvicerane, rusët e arrestuar kishin pasaporta diplomatike dhe u lanë të lirë menjëherë pas arrestimit të tyre, raporton BBC, duke shtuar se njëri prej tyre paraqitej si instalues uji.
Ambasada ruse në Berne ka raportuar se mediat po përpiqen të bëjnë një skandal nga asgjë dhe kanë mësuar në lidhje me incidentin nga media, dhe se nuk ka raporte se dy shtetas rus janë marrë në pyetje në gusht.

Policia e Graubunden raportohet se u bë e dyshimtë kur morën informacione se të dy rusët kishin për qëllim të qëndronin në Davos, një vendpushim skish, për tre javë, por nuk shpjegoi saktësisht se çfarë operacionesh spiunazhi ata kryenin.

Një zëdhënëse e policisë konfirmoi që rusët ishin kontrolluar dhe shtoi se shumë njerëz ishin kontrolluar ato ditë./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close