FAZLI MYRTA-SEFERI–Njeriu që solli lumturi, gjithandej nga kaloi- Mbjellësi i shpresës


Nga Arif Elezi

FAZLI MYRTA-SEFERI

Për njohësit e fotografisë, ç’do gjë është e thënë, dhe përshkruar në detaje, ç’lloj njeriu paraqet ky personalitet markant i historisë së KARADAKUT. Kritiku i artit pamor, s’do të kishte thënë, as edhe një fjalë të vetme për Të;ai do ta surveonte fytyrën e tij, dhe kjo do të ishte absolutisht e mjaftueshme.
Duke mos qenë i atij lloji intelektualësh të mprehur, do të përpiqem, falë kujtesës sime rinore, ta përshkrauaj ndonjë moment tqë më kishte shënuar.

Njeri i dijes së skajshme, Ai i paraprinte gjërave dhe momenteve historiko-shoqërore. organizator dhe pjesëmarrës aktiv në luftërat për mbrojtjen e tokës së vet, ai shquheshte për një strategji.
Njihet si shpirti më fisnik i këtyre trevave, por edhe më larg.drejtësia e tij shpirtrore, nuk pushon së cituari ndër njerëz, edhe pas kaq dekadash nga ndarja fizike me Te.
Çudia mbretëron mendjen njerëzore, duke parashtruar pyetjen: Cila është fuqia e të mbijetuarit të njeriut fisnik, në memorjen e njerëzëve ?
Në shikim të parë, problematika na del një gjë aq e komplikuar, por që në fakt, mbetet aq e thejsht: MODESTIA dhe DASHURIA PA KUSHT !
Fazli Myrta, këto virtyte i kishte përbërës të vetëm të qenies së Tij, andaj mbeti i pavdekshëm për regjionin.

Si mik shtëpie, si i vogël, e kam parë të na vinte mysafir, zakonisht buzëmbrëmjeve. ishte i shoqëroar nga vëllai i tij, aga Ramadan, dhe që të dytë, shaluar në kuaj të rrallë. Bëhej muhabeti me ngadalësi, me ritëm ! Qëndroja aty, por nuk kuptoja gjë, meqë flitej për historira dhe personalitete, që e tejkalonin dijen time prej të mituri. Dëgjoja këto debate, gjer në orën kur babi, më ipte shenjën të shkoja të flija. Vëllau im i madh, Idriz Rashiti, ndryshe i njohur si, “mësuesi Idriz”, një i ri me një elegancë jasht norme, , u shërbente dinjitetshëm dhe me fort elegancë.

Më vonë, duke qenë në gjimnaz, në Preshevë, e pashë një Zotni, veshur dendy dhe me një shkëlqim prej aristokrati, tek po ngjitej shkallëve, në drejtim të zyrës së Drejtorit. Poo, ishte Ai, aga Fazli, siq na kishte mësuar familja ta quanim.
Kurreshtja për këtë njeri-NJERI, kurrë s’më ka pushuar;desha të di shumë4ka, por prap, nuk arrita shumë.

Megjithatë, duke mbetur modest, siq e kam synim jete, edhe mund të lavdërohem me nja dy-tre elemente njohjesh të mia për agën Fazli.

Në afkt, Karadaku i shekullit të kaluar, i ngjante një ferri të Dantes. Një lloj kazani, ku ziheshin të gjithë nejrëzit. Koha për ta nuk kishte lëvizur, asnjë milimetër, duke mbetur në mesjentën e errët. Grindjet, rrahjet, vrasjet ndërmjetveti, e përbënin përditshmërinë e karadakasve. Skamja, ishte gjenratori i parë, por edhe analfabetizmi, e dnihmonte shumë këtë gjendje ferri e kaosi total. Duke e parë se situata ishte alarmante, aga Fazli shpalosi dijen dhe ndjejat e tija fisnike: shuarjen e konfliketeve dhe gjetjen e zgjidhjeve !

Miratoi mbi 200 gjaqe ! Fjala e tij , më e ëmbël se mjalti, kudo rrespektohej, pa zhurmë, pa nam, pa hile ! Punët i bënte vet, pa ndihmën e Këshillit ë Pajtimit të gjaqeve. Kishte një autoritet impozant, sepse dinte të komunikonte me popullin e vet, falëdashurisë së pafund dhe të çiltër ndaj tij. Aga Fazli, kshte ditur të komunikonte me çdo njeri, dhe për çdo problem e rrethanë. Zgjidhjen e kishte gjetur, gjithëmonë ! Një fakt tjetër qëmahnit, është edhe dashuria ndaj tokës së të parëve. Edhpse i kishte pasur të gjitha mundësitë që të shkonte të jetojë gjithandej, i kishte mbetur besnik katundit dhe Kardakut të vet ! Të rralë janë ëta njerëz, sikur të ishte një aristokrat konservator zvicerran.
Në moshë të shyer, sëuret. Në spitalin e Shkupit, Drejtori mahnitet me dijen dhe elgancën e Tij. Kurioz për ta njohur më mirë agën fazli, ai kishte pyetur njerëz pershevarë të cilët kishin shkuar në vizitë në spital. Drejtori i spitalit kishte pasë deklaruar se kurrë më parë nuk kishte pasur një pacient të kalibrit të atillë, siq ishte aga Fazli.

Poo, ishte vërtet një format i jashtëzakonshëm i jeriut zemërgjëë, i njeriut të ditur, por edhe i njeriut me dashuri të fafund, për njeriune vet, për tokën e vet.
Shembulli egziston. Prijësi i sotëm, mjafton të shohë !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close