Saturday, November 28, 2020
Aktuale

Gjykata Evropiane: Maqedoni e Veriut, shteti ka shkelur të drejtat e një 8-vjeçari me nevoja të veçanta

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka sjellë vendim kundër Maqedonisë së Veriut, për shkak të shkeljes së të drejtave të një 8-vjeçare me nevoja të veçanta, i akomoduar në institucion publik dhe i lidhur për krevati për shkak të sigurisë.

Siç njofton AIM, ky rast ka të bëjë me një fëmijë i cili është akomoduar në institucion publik që kur ka qenë tre muaj, ndërsa ka pasur sjellje dhe trajtim të keq ndaj tij. Një organizatë joqeveritare është njoftuar me gjendjen e tij dhe të njëjtin e ka gjetur të lidhur për krevati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aktgjykimin e sjellë nga GJEDNJ, thuhet se për këtë rast ka shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me gjashtë vota “pro” dhe “një” kundër, gjykata gjithashtu ka vendosur se ka shkelje të nenit 3 (për hetime), për shkak të mungesës së hetimeve efikase.

Për gjykatën veçanërisht është brengosëse që një person aq i rrezikuar, fëmijë tetëvjeçar i cili ka hendikep mental dhe shurdhmemec, shpesh herë ka mundur të lidhet për krevatin e tij gjatë qëndrimit në qendër, rreth një vit e nëntë muaj me ç’rast qendra nuk ka mundur t’i plotësojë nevojat e tij.

Nga ky institucion u është thënë kompetentëve se nuk mund ta akomodojnë fëmijën sepse kanë qenë jo mjaft të kualifikuar dhe të punësuarit në të nuk kanë pasur shkathtësi të kujdesen për të.

Me vendim të Gjykatës Evropiane, shteti i Maqedonisë së Veriut duhet t’i paguajë ankuesit 18 mijë euro për dëm moral dhe 1650 euro për shpenzime gjyqësore./fol.mk/

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close