Advertisements

Jusuf (Hoxhë) Lipovica,atdhetari i devotshëm që luftoi për lirinë dhe fatin e kombit

Kosova Lindore, si pjesë e historisë së tërësishme shqiptare, ka kaluar periudha tejet të vështira, në veçanti pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912, pasi nuk solli së rezultat përfundimtar bashkimin kombëtar.

Dy të tretat e Shqipërisë etnike iu falën shteteve fqinje nga Fuqitë e Mëdha, shkruan portali mediafokus.info.

Në radhën e personaliteteve të shquara të përpjekjeve për çlirim e bashkim kombëtar të kësaj hapësire, ishte Mulla Jusufi nga fshati Lipovicë i Gjilanit, i cili njihej si Hoxhë Lipovica.

Historiani Aliriza Selmani thotë se personalitetet e tilla, të cilët me përkushtim të lartë luftuan për lirinë dhe fatin e kombit, pa u ligështuar asnjëherë për fatin personal dhe të familjes, kanë merita të veçanta.

Selmani ka botuar së fundi edhe një monografi për Hoxhë Lipovicën, të cilin e cilëson si një nga atdhetarët më të devotshëm të çështjes kombëtare.

“Jeta e Hoxhë Lipovicës paraqet modelin më të lartë të përpjekjeve në luftën për atdhe të lirë e të bashkuar”, thotë Selmani.

Historiani Aliriza Selmani thotë më tutje se për Hoxhë Lipovicën kisha dëgjuar të flitej kaherë, por më shumë arrita ta njohë veprimtarinë e tij pasi hasa në dosjen e tij të hetuesisë dhe gjykimit, në vitin 2009 dhe kjo më shtyri t`i përkushtohem punës, për ta nxjerrë nga harresa një nacionalist demokrat.

Periudha e LKSH (1941-1947) kishte mbetur e pandriçuar sa duhet, meqë ishte kualifikuar si veprimtari antishtetërore nga censura komuniste, madje ka qenë temë e ndaluar për hulumtime shkencore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hoxhë Lipovica ishte në rrethin e ngushtë të krerëve të Anamoravës në organizimin e forcave vullnetare për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore dhe njëherësh edhe në krye të aksioneve në luftë kundër depërtimit të forcave partizane serbe e bullgare në këtë zonë.

Shtatëdhjetë e dy vjet pas kësaj ngjarje, stërnipi i Hoxhë Lipovicës dhe përtëritësi i emrit të tij, Isuf Baftjari, i ka dhuruar Muzeut të Gjilanit pushkën e Hoxhë Lipovicës, njeriut që deri në frymën e fundit luftoi për kombin e vet.

Përmes një sakrifice të madhe e një kujdesi të pashembullt, thuaja unikat, familjarët e Hoxhë Lipovicës, përkatësisht Isuf Baftjarit, arritën që për afro 70 vite ta ruajnë pushkën e rezistencës dhe gjakimit për liri e për një Shqipëri të bashkuar.

Me këtë pushkë, Hoxhë Lipovica bëri rezistencë për më shumë se katër dekada e gjysmë, në betejat e shumta për pavarësinë e Shqipërisë./Mf/mediafokus

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close