Pabesia tek gratë predispozitë gjenetike!?

Se “dardha nëb dardhë bie” e ka thënë populli por me sa duket tashmë e vërteton edhe shkenca.
Në të vërtetë kur bëhet fjalë për femërat dhe tradhtinë që ato i bëjnë burrave të tyre shkenca e thotë se disa gra duket se janë të destinuara të mashtrojnë partnerët për shkak të një mutacioni gjenetik.

Konkretisht, një studim i madh i sjelljes njerëzore ka zbuluar se mutacionet në gjenin e receptorit të vazopresinës AVPR1A duket se janë të lidhura me pabesinë tek gratë, por jo edhe te burrat.

Vasopressin është një hormon që luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet romantike, si dhe në motivimin seksual të një personi ose dëshirën për t’u përfshirë në akte seksuale.

Në thelb, mutacionet në këtë gjen mund të ndikojnë në mënyrën se si një grua reagon ndaj vazopressinës, dhe për këtë arsye si ajo lidhet emocionalisht me partnerin dhe sa do të dëshirojë të kërkojë seks jashtë këtij partneri, shkruan Listverse.

Meqenëse ky është një mutacion gjenetik, ajo mund t’i kalohet pasardhësve të gruas mashtruese, duke ua dhënë të njëjtën predispozitë.

Duhen bërë më shumë hulumtime për të konfirmuar ose hedhur poshtë këto gjetje, por këto rezultate janë premtuese sepse ato do të japin arsyen biologjike pse disa gra mund të tërhiqen nga ideja e pabesisë – është pra , thjesht, në gjenet e tyre./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close