Persona të armatosur qëlluan me armë zjarri dhe vranë komandantin lokal të forcave të sigurisë në Iran

TEHRAN, Iran (AP) – Persona të armatosur dhe me maska të mërkurën zunë pritën dhe vranë komandantin lokal të një forcë paramilitare të sigurisë në Iranin jugperëndimor, një bashkëpunëtor i gjeneralit të lartë të Iranit Suleimani, i vrarë së fundmi në një sulm me avionë amerikanë në Bagdad, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve IRNA.

Komandanti i vrarë, Abdolhossein Mojaddami, drejtoi forcat e Basijve, një krah paramilitar i Gardës Revolucionare të përdorur për sigurinë e brendshme dhe detyra të tjera, në qytetin e Darkhoein. Ai u qëllua para shtëpisë së tij në qytet në provincën e pasur të naftës në Khuzestan.

Dy persona të armatosur në një motor, të armatosur me një pushkë sulmi dhe një pushkë gjuetie, i zunë pritë Mojaddami, raportoi IRNA. Mediat e tjera iraniane thanë që fytyrat e personave të armatosur ishin të mbuluar me maska dhe se ishte qëlluar me katër të shtëna./Pi/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close