25 Janar 1981 – E veja e Mao Ce Dunit dënohet me vdekje

Jiang Qing, e veja e udhëheqësit të madh kinez Mao Ce Dun, dënohet me vdekje për “krimet e saj kundër-revolucionare” gjatë Revolucionit Kulturor. Fillimisht një aktore në teatër dhe kinematografinë komuniste, martesa e saj me Maon në vitin 1939 u kritikua gjerësisht, pasi gruaja e tij e dytë, Ho Zizhen, ishte një veterane e njohur e Marshimit të Gjatë, dhe të cilën e ndau teksa po qëndronte në një spital në Moskë.

Gruaja e tij e parë, Yang Kaihui, u vra nga nacionalistët gjatë Luftës Civile Kineze. Jiang Qing, u urdhërua të qëndrojë jashtë politikës, dhe ajo e bëri këtë deri në vitet 1960, kur kritikoi haptazi operën tradicionale kineze, dhe ndikimet borgjeze në artin dhe letërsinë kineze. Në vitin 1966, Mao e bëri zëvendësdrejtoreshën e parë të Revolucionit Kulturor, dhe i dha kompetenca të gjera mbi jetën intelektuale dhe kulturore të Kinës.

Revolucioni Kulturor, ishte përpjekja e Maos për të revolucionarizuar shoqërinë kineze, dhe Jiang u tregua e aftë në manipulimin e mediave dhe radikalëvë të rinj të njohur si Gardistët e Kuqe. Lëvizja u karakterizua nga terrori dhe spastrimet, gjatë së cilave dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë u internuan.

Në fund të viteve 1960, Revolucioni Kulturor përfundoi, dhe Jiang nisi të shihej me sy të keq nga publiku. Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1976, ajo dhe tre radikalë të tjerë që kishin ardhur në pushtet gjatë Revolucionit, u etiketuan si “Banda e të Katërve”.

Jiang u arrestua, dhe në vitin 1977 u përjashtua nga Partia Komuniste. Më 25 janar 1983, saktësisht dy vjet pasi u dënua, qeveria kineze e ndryshoi dënimin e saj me burgim të përjetshëm. Ajo vdiq në burg, mesa duket duke u vetëvrarë./Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close