BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DUHET TË JETË KOMBËTARE, JO PARTIAKE!

nga Abdulla Mehmeti

((Nuk mund të ketë asnjë dyshim se, vetëm sharlatanët, matrapazët, hajdutët, kriminelët, agjentëtë e huaj dhe mercenarët mund ta kuptojnë dhe shndërrojnë interesin kombëtar në interes partiak, klanor, grupor dhe personal!) Beteja politike e shqiptarëve në Maqedoni duhet të zhvillohet në frymën kombëtare, jo për interesa partiake dhe koalicionesh, sa për të ardhur në pushtet dhe larguar nga pushteti, ku mund të abuzojnë dhe pasurohen një grusht politikanësh, por të varfërohen qytetarët, të nëpërkëmben e shkelen të drejtat më elementare të tyre nga institucionet e pushtetit jodemokratik, të mbeten pa punë, pa ekzistencë, pa shpresë dhe pa perspektivë, siç kanë mbetur deri më sot, në mëshirën e fatit, apo ta braktisin vendin e tyre siç e kanë planifikuar dhe po e zbatojnë qendrat armiqësore, fatkeqësisht me ndihmën edhe të këtyre klaneve politike të korruptuara dhe kriminale në radhët e partive politike të shqiptarëve, drejtuesit e të cilave nuk e shohin një popull të tërë përpara interesave të veta partiake, klanore, grupore dhe personale!

Përderisa me asgjë nuk dallohen mes vete anëtarët, drejtuesit dhe funksionarët e mirë, të përgjegjshëm, profesionistë, fisnikë dhe të moralshëm në radhët e të gjitha partive politike të shqiptarëve; siç nuk dallohen mes vete edhe matrapazët, të korruptuarit, hajdutët, spiunët dhe kriminelët në radhët e këtyre partive politike, atëherë pse duhet të krijohet gjithë kjo mjegull dhe të përhapet kjo propagandë për përçarjen dhe dobësimin e faktorit politik shqiptar, sidomos për çështjet e përgjithshme, të cilat nuk janë vetëm interes partiak, por interes më i gjerë shoqëror dhe kombëtar?! Nuk mund të ketë asnjë dyshim se, vetëm sharlatanët, matrapazët, hajdutët, kriminelët, agjentëtë e huaj dhe mercenarët mund ta kuptojnë dhe shndërrojnë interesin kombëtar në interes partiak, klanor, grupor dhe personal! (25 janar 2020)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close