Kina urdhëron masa kombëtare për të kontrolluar koronavirusin

ATSH-AFP/ – Kina ka urdhëruar masa kombëtare për të kontrolluar koronavirusin në trenat, autobusët dhe aeroplanët e vendit, në përpjekje për të frenuar epideminë.

”Do të vendosen pikat e inspektimit dhe të gjithë udhëtarët me simptoma të pneumonisë do të transportohen menjëherë në një qendër mjekësore”, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit (CNS) në një deklaratë.

”Automjeti në të cilin ka pasur raste të dyshuara duhet të dezinfektohet. Duhet të renditen emrat e njerëzve që kanë qenë pranë një pasagjeri të infektuar”, urdhëroi CNS.

I gjithë personeli në kontakt me pasagjerët duhet të ketë maska.

Këto direktiva janë shpallu,r ndërsa krahina e Wuhanit është pothuajse plotësisht e rrethuar me masa karantine që ndalojnë banorët të largohen nga vendbanimet e tyre.

Sipas një raporti të fundit, epidemia ka infektuar afro 1 300 persona, 41 prej të cilëve kanë vdekur./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close