Kryeministri Rama në „Bild“ kritikon ashpër shprehjen e gazetarit të ZDF

Kryeministri i Shqipërisë në „Bild Zeitung“ kritikon ashpër shprehjen e moderatorit të njohur gjerman të ZDF-së Markus Lanz, i cili ka thënë në emisionin e tij gjatë një interviste „lojëra mashtruese alla shqiptare“.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili të djelën (26.01) do të zhvillojë një vizitë në Berlin, i tha Bild Zeitung, se: „Jam i befasuar, që në një emision kaq të njohur televiziv të ZDF-së mund të dëgjosh një gjuhë të tillë! Unë  nuk e di, nëse është ky një gabim i rëndomtë apo një etiketim racist ndaj shqiptarëve si popull, por sido që të jetë kjo është një shprehje e dëmshme.”

Gjatë një interviste me ministrin e Komunikacionit kristiandemokratin Andreas Scheuer moderatori Markus Lanz duke replikuar ndaj përgjigjeve devijuese të ministrit lidhur me gabimet e këtij të fundit sa i përket taksës së propozuar prej tij për të huajt në autostradrat gjermane, iu kundërvu ministrit me fjalët: „Eshtë kjo një lojë mashtruese alla shqiptare!”

Por pavarësisht këtij devijimi të moderatorit Lanz, kryeministri shqiptar i tha Bild, se gëzohet për vizitën në Berlin. „Kancelarja Merkel është një paraprijëse e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne, që luftojmë për t’u antarësuar një ditë në Europë, duke i reformuar dhe ndryshuar për të mirë vendet tona kandidate nga Ballkani Perëndimor. Takimi me të është për mua gjithmonë një nder dhe gëzim i veçantë, por kësaj here për mua si kryeministër i një vendi, që nëntorin e kaluar u godit rëndë nga një tërmet i tmerrshëm, ky takim do të ketë një rëndësi vendimtare”, ka theksuar Rama për Bild.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close