Advertisements

3 VJET PA RAMIZ KELMENDIN

MIGJEN KELMENDI

Po e adresoj babën në këtë përvjetor të vdekjes së tij, nga ana publike e emnit dhe veprës, ashtu si na thonin në ceremoninë mortore: ai nuk asht vetëm i jueji! Pra, kur e kujtoj Ramiz Kelmendin, e kujtoj krejt nji gjeneratë idealistash, që besonin në të nesermën, besonin neëë ‘progres’, ishin të bindun se e ardhmja e ka në vete jo vetëm lumnine dhe mireqënien e kombit, por edhe – lirine. Lirineëë si koncept, si ideal. Liria si koncept, ishte kudo në veprln, në qëndrimet, në andrrat dhe projeksionet e tyne. Nisi shumë ma heret, por unë po e rroki idenë e lirisë nën aktin e madh të shkrimtarit dhe ministrit Ernest Koliqi, dhe vendimin e tij me nis nji ‘ushtri’ mesuesish prej Shqipnie në Kosovë, me luftue analfabetizmin; e gjej në shembullin e flijimit madheshtor të filozofes Marije Shllaku, që prej Shkodre erdhi me mobilizue Kosovën për liri; e gjej në vargun e famshem të Esad Mekulit “Ne zovi me šiftar” (Mos m’thuej šiftar); në ndjesinë e autorit Ramiz Kelmendi se asht i ndjekun për konceptin e tij për lirinë; në dashninë e tij iracionale peëër Shqipninë; në poezinënë dhe vargun “Unë biri yt Kosove” të Ali Podrimes dhe në lirikën ma të bukur shkrue najhere kendej të Azem Shkrelit.

Lirinë si koncept e gjej në publicistikën e Rexhep Qosjes, në shembullin dhe modelin e flijimit të Adem Demaçit, e gjej në idealizmin e protestuesve të vitit 1968 dhe gadishmenine e tyne me ba burg pelër flamurin shqiptar. Lirinë si koncept e gjej në kompromiset e Fadil Hoxhës dhe Liges së Gjakoveëës që përfaqesonin dhe mbronin kauzën e shqiptarëve të Kosovës në Beograd; në përpjekjet juridike teëë Gazmend Zajmit, Dervish Rozhajës, Syrja Pupovcit…; neëç përpjekjet peëër mbrojtjen e ekonomisë së Kosovës të Ismet Gusise…; në tabllote e Muslim Mulliqit, teëë Xhevdet Xhafes….; ne skulpturat e Agim Çavderbashes….; në stilin arkitektonik teëë Agush Beqirit…; në zanin e Nexhmije Pagarushës dhe kompozimet e Rexho Mulliqit; në ambelsine e zanit dhe melodive të Jusuf Gervalles; në protestat qytetare të grave kosovare gjateëë viteve ’80; në ngujimin e minatorërve të Trepçes; në urtinë dhe mençunineëë popullore të Anton Çettes; e gjej në lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës…. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk asht shpikësja e idesë së lirisë së Kosovës, asht kunoreëëzimi dhe flijimi final për këtë ide.

UÇK asht paroksizmi i krejt këtij kontributi. Liria e sotme e Kosovës s’kishte me u kuptue pa kontributin e krejt ketyne emnave, heroizmin dhe guximin e ushtarëve të lirisë dhe flijimin e përgjithshëm teëë qytetarëve të Kosoveëës gjatë luftes ’97-’99. Ra përvjetori i Ramiz Kelmendit, dhe nuk mujta pa i kujtue keta emna, (kërkoj falje për krejt ata emna që në këtë moment nuk i kam në mendje), që gati asnjani prej tyne nuk rrnon, por kontributi i tyne, besimi i tyne në lirinë e Kosovës, ka me mbete fundament i kësaj lirie dhe këtij shteti që po e gëzojmë sot. E kam veç nji fjalë: Ju falemnderit!

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close