Advertisements

Gjilani në ikje,ekzodi i heshtur që po merr edhe fëmijët me veti!

Është kohë lëvizjesh të mëdha,kohë turbullirash,që nuk i shpëton as hapsira jonë shqiptare.Por trendi i zhvillimeve negative ka marrë hovin shqetësues dhe po prekë në vet qenien kombëtare.

Rreziku i shpopullimit të trojeve tona nuk është një kahësh por shumë dimensional.Po ndodhë zhdukja moderne nga moslindja dhe nga ikja nga vendlidndja.
Shqipëria në vitin 2100 me 700 000 banorë,po Kosova?!

Shqipëria dhe Kosova po zbrazen heshtur.Nuk ngelinprapa as trojet tjera shqiptare si në Maqedoni,Mal të Zi dhe Luginë.
Në qytetin tim,në Gjilan ndoshta ende ky ekzod nuk vërehet me sy se nuk ka arritë ndoshta në ato përmasa ,por e dëgjon.

Ndoshta iu duket e çuditshme kjo,por vërtetë e dëgjon më shumë dhe nuk e sheh me sy.
Më ka rënë rasti të dëgjojë nga fëmijët e mij kur ktheheshin nga shkolla kur tregonin për raste nxënësish të cilët kanë lënë shkollën dhe kanë ikur në ndonjë nga vendet e premtuara të perëndimit s’bashku me prindërit,ose të tillë që kanë paralajmëruar ikjen.

Sot në qytet takova mikun tim Farukun,dhe derisa po bisedonim për mungesën e reshjeve dhe shprehjen që tha ai se kjo “ishte një shenjë e keqe”,na rrëshqiti muhabeti edhe deri te kjo ikja e familjeve dhe jo vetëm e të rinjëve dhe individëve që po shkonin gjithandej për të kërkuar perspektivën e bukës së familjes,së fundmi si vend që po arrihet më lehtë edhe në Kroaci.
Faruku më dha edhe një shembull më shumë për të krijuar pamjen e mozaikut shqetësues të ikjes nga Gjilani.
Ai më tregoi për shqetësimin se nipit të tij të vogël nuk i kishin mbetur pothuajse shokë për të lozur atz ku banoninpër shkak se baballarët e tyre i kishin marrë jashta Kosovës atje ku kishin shkuar për t’i rregulluar letrat dhe për të gjetur punë.

Pra ende është me të dëgjueme,dhe nuk ka arritur në përmasat kur ti e kupton nga pamja në udhë,por ido që të jetë është shqetësuese.Ne jo nvetëm se po plakemi si popullsi por edhe po ikim dhe po ia lëmë trojet kushedi se kujt!

/Shkrojtur nga Xhelil Arifi/ Proinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close