Advertisements

Kryeministri,Rama:Dëmet nga tërmeti pak mbi 1 miliard euro

ATSH-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se raporti final për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit do të bëhet publik në 4 shkurt, ndërsa nga të dhënat e deritanishme bëhet fjalë për pak mbi 1 miliard euro.

Në prezantimin e platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, Rama tha se “aspekti i financimit të kësaj ndërmarrjeje kolosale që në pamje të parë duket i pamundur do të bazohet në 3 shtylla kryesore”.

“Me BE, Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore kemi punuar dhe jemi në prag të finalizimit të raportit të dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro, pak mbi 1 miliard euro. Raporti final do të bëhet zyrtar dhe publik në 4 shkurt, por kostot e të gjithë këtij raporti nuk janë vetëm kostot e dëmeve në banesa, sepse pashë nja dy komente në medie që flisnin mbi raportin dhe e lidhnin 1-miliardshin si kosto dëmesh të drejtpëdrejta. Ne kemi bërë sipas standardeve ndërkombëtare një pasqyrë 360 gradë të dëmeve, duke pasur prioritete dëmet e drejtpërdrejta për familjet”, tha Rama.

Por, Kryeministri theksoi se “kemi shkuar deri te dëmet në sektorë të caktuar të ekonomisë, që kanë frenuar sektorin ose ngadalësuar sektorin”.

“Ne kemi vendosur vëmendjen në 3 drejtime. Së pari, garantimi i një pjese të konsiderueshme të financimit për rindërtimin me buxhetin tonë, me kapacitetin tonë financiar. Për këtë kemi punuar dhe hartuar disa skema duke shfrytëzuar bazën solide dhe ekuilibrin solid të vendit. Vendi për pak muaj duhet të dalë në tregjet e kapitaleve dhe duhet të jetë solid. Nuk duhet të cenojmë parametrat e borxhit apo deficitit, apo në një masë shqetësuese ekuilibrin makroekonomik”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nëse ne nuk do të kishim bërë reformat, sot do të ishte e pamundur që buxheti i shtetit të garantonte jo kaq, por as 1/10 që ne garantojmë për rindërtimin”.

“Kemi mundësi të vendosim një volum parash të konsiderueshëm, pa prekur investimet e tjera të rëndësishme si: kontrollin mjekësor bazë që për ne është histori e një shërbimi shëndetësor falas për gjysmë milioni njerëz çdo vit dhe parandalimit të shumë të këqijave. Po ashtu, pa prekur shërbimin e atyre që bëjnë dializën në kushte optimale sot, ndërkohë që dje e bënin si skllevër të së keqes. Pa prekur gjithë shërbimin mjekësor në spitale për ndërhyrjet kirurgjikale e instrumentet ultra modernë e të sterilizuar, pasi po prekëm këto do të thotë të prekësh drejtpërdrejt trupin e njeriut”, shtoi Rama.

Shtylla e dytë, sipas tij, “është financimi ndërkombëtar”. “Unë jam i angazhuar në këtë drejtim intensivisht për të marrë një mbështetje domethënëse nga konferenca e donatorëve në 17 shkurt, por nuk do të thotë se ajo do të mbulojë të gjitha nevojat, por vetëm një pjesë të tyre. Ne nuk presim të derdhen miliarda, sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë, por presim të kemi një volum plus për rindërtimit”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se “ne po punojmë për disa iniciativa të reja ende në formim, por për të cilat nuk mund të flas ende”. “Janë iniciativa politike dhe operacione financiare që do të na mundësojnë që ne të mbajmë zotimin tonë për t’i kthyer njerëzit që jetojnë në fshat në shtëpi të reja brenda 2020; nxënësit në shkolla të reja brenda këtij viti, në sezonin e ardhshëm mësimor; për t’i kthyer trupat tona të shërbimit shëndetësor në spitalin e Laçit apo qendrat shëndetësore të rrënuara brenda këtij viti në hapësirat e tyre shumë më të mira. Po ashtu, për të akomoduar gjithë të tjerët në zonat urbane, ku projektet janë më komplekse, me shumë njësi banimi brenda 2021 në shtëpi të reja”, tha Rama.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close