Advertisements

Mona Agrigoroaiei:S’kam cënuar sigurinë e Kombit Shqiptar me asnjë fijë floku, duke përfshirë sigurinë e Kosovës

Ndihem krenare që kam kontribuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe drejtuesve të Kosovës,ka shkruar Agrigoroaiei duke i reaguar akuzave të bëra ndaj saja.

Mona Agrigoroaiei

Më quajtën “agjente rumune”, “maqedonase”, “ruse”, “serbe” etj etj. Tani mund të shkruanin nesër se jam “agjente e jashtëtokësorëve të gjelbërt e me dy antena prej planetit Mars” !!

Boll me këto shpifje, o gazetaruca analfabetë të Kosovës! Nxirrni dokumentët se jam e implikuar në ndonjë shërbim antishqiptar, ose heshtni përgjithmonë!

Duhet të reagoj edhe ndaj Sadri Ramabajes, që, me gjithë vetitë e tij profesori universitar, ka rënë aq ulët se shpif ndaj meje përmes avokatit të tij në këtë mënyrë se jam “agjente ruse”. I njëjti në procesin gjyqësor më quante “agjente rumune”. Ramabaja është veç një i dënuar për një vepre penale, siç është ajo e terrorizmit. Pasi edhe ia ka mbathur këmbët e ka dashur të ikë nga Kosova, mendoj se e meriton dënimin e tij…!

Ky “kampioni i kundërzbulimit” dhe avokatin e tij, Ramiz Krasniqi s’kanë busullën e etikës dhe deontologjisë më elementare universitare e juridike.
Dhe asnjë që hedh hamendësime se jam “agjente” antishqiptare nuk e dinë se çka është inteligjenca e kundërzbulimi, dhe nuk duan t’ia dinë se për të thënë se dikush është agjent antishqiptar, duhet të kesh fakte.
Nuk jam agjentja e asnjë shërbimi sekret antishqiptar dhe PIKË dhe nuk do të lejoj që askush të më përdor emrin për spektakël mass – mediash!!!
Me këtë rast, theksoj se konsideroj se s’kam cënuar sigurinë e Kombit Shqiptar me asnjë fijë floku, duke përfshirë sigurinë e Kosovës, dhe këto trillime e gjueti shtrigash ndaj meje bëhen pikërisht prej injorantëve si „avokati” Ramiz Krasniqi që, në vend të drejtësisë e ka zgjedhur shpifjen, apo prej gazetarucëve „UDB” të tipit “Metro”, etj.!

Reagoj me këtë rast ndaj gazetës „Metrou” e cila më quan gjithashtu “agjente ruse” e “pjesëtare e Syrit të.Popullit”! Ajo është e humbur në errësirë e po lidh mendimet e tyre konspirative me një shkrim personal (opinion) në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje. Unë nuk jam pjesëtare as e Lëvizjes Vetëvendosje, por as e „Syrit të Popullit”!

Ju rikujtoj se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që i ka të fituara zgjedhjet në Kosovë e gazetarucëve që vite më radhë e kanë shpifur për Lëvizjen Vetëvendosje, u dalin jargat nga inati për këtë arsye, si dhelpra të tërbuara që janë. Qëllimi i tyre me këtë shkrim është të akuzojnë me përmendjen e emrit tim, Lëvizjen Vetëvendosje, si pjesë e “Syrit të Popullit” apo diçka të tillë. Por janë larg realitetit!!

Sepse në dinamikën e ngjarjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk e besoj se ka pasur lidhje me “Syrin e Popullit”. E afërt me “Syrin e Popullit” ka qenë bërthama e LPRK-së – Lëvizja për Republikën e Kosovës, ku bënte pjesë Ragip Sallova, Rexhep Toplana, Halim Halimi, Bajrush Konjufca etj. Dhe ku Murat Jashari u zgjodh si Nënkryetar i LPRK, duke e “korruptuar” një pjesë të LPRK-së për synimet e tij terroriste.
Ekzistojnë incizime me një shfaqje në shtëpinë e Sallovës, ku Murat Jashari fliste se do të vret njerëz. Asnjëri prej të pranishmeve nuk u ka kallëzuar autoriteteve se ky bën pohime të këtilla alarmante!
LPRK ishte kritike ndaj politikanëve, por qëllimi i saj fillëstar ka qenë ribashkimi kombëtar dhe jo atentatet terroriste! Ekzistonin edhe dy faksione të LPRK-së, që kundërshtoheshin njëra tjetër, pra ajo që ka qenë LPRK në projektim ishte shumë larg realitetit në terren…

Konsideroj se Murat Jashari ishte një rrezik i vërtetë potencial (u bë real!) për sigurinë e Kosovës dhe të rajoneve shqiptare, po ashtu, për të cilin kam qenë e shqetësuar prej dhjetorit 2016, nëse jo më herët. Sepse, edhe pse “në djep”, organizata e tij mund të fuqizohej shumë (ai i kishte lidhjet e aftësitë për këtë).
Fatmirësisht patën djem e vajza që u sakrifikuan dhe u rrezikuan dhe që e ndaluan formimin e fuqizimin e një organizate të tillë terroriste, e maturuar e me „muskuj të rritur”. Ata nxorën grupin e Jasharit para drejtësisë që në fillim duke parandaluar të keqen që i kanosej Kosovës.

Dhe personalisht, fund së fundi, ndihem krenare që njera prej këtyre pararojave të sigurisë së kombit shqiptar kam qenë edhe unë dhe kam kontribuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve të pafajshëm e drejtuesve të Kosovës, pa mundur të jap detajë konkrete për mënyrën e kontributit tim, që mendoj se do të më vënin në rrezik edhe në këtë fazë pas procesit gjyqësor, po të flisja hapur. .

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close