Ipeshkëvi i Sapës dhe Sardës, Pjetër Budi për dukagjinët

Në një relacion të vitit 1621, Ipeshkëvi i Sapës dhe Sardës, Pjetër Budi, ndër të tjera shkruan:

“….Në anën tjetër, nga Kruja, janë dukagjinët që kanë ngritur krye kundër turkut tridhjetë vjetë më pare, të cilët kapen në atë numër të gjashtëmijë luftëtarëve, të gjithë me armët e veta. Këta janë njerëz të vendosur dhe të vlefshëm, sa ç’mund t’i ketë bota, e shumë të stërvitur në disiplinën ushtarake. Banojnë ndër malësi mbi Lezhë ndërmjet Shkodrës e Krujës, gjer tani i kanë bërë dëm shumë të madh turkut, kanë rrënuar shumë kështjella e qyteza të turqve dhe përherë kanë dale ngadhnjimtarë në të gjithë luftimet kundra turqve, armiqve të tyre kryesorë. Dhe këta janë të gjithë popuj katolikë dhe shumë të bindur ndaj kishës së shenjtë romake…”

Po Pjetër Budi, si qyteza të Dukagjinit përmend: Bendera (Bena, Kuzhnen?), Sim (Simon?), Suma, Homisht, Iballa, Fandi i Madh, Fandi i Vogël, Mirdita (Oroshi). etj.

_Burimi: “Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. 2. Shek. VIII – XV”, botim i vitit 1962.

___________________________

Në këtë periudhë Dukagjini, kishte shtrirje veri-jug nga Mati në Dri, dhe përfshinte krahinat e Mirditës dhe Pukës. Referuar dokumenteve të kohës, Mirdita, Puka dhe Zadrima ishin zotërimet më të hershme të Dukagjinëve.

| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close