Advertisements

LOJA ME LIBRA DHE FATI I ZVARRANIKUT ARRHIM SADIKU ….

Në luftë vdesin heronjt në liri marrin pension spijunat.Ata vjedhin betejat!(Zef Përgega,shkrimtar)

Rrahimi e “ndërron gëzofin ka të fryen era”.

Të burgosurit politikë thonë : “qendrimi i tij në burgjet serbe ka demtuar shumë çështjën kombëtare’’!
Rrahimi e “ndërron gëzofin ka të fryen era”.Për një gjë të tillë ka shkruar edhe shkrimtari Fahredin Tafallari në një shkrim të tij në internet….Poezitë dhe librat e Rrahim Sadikut nuk kanë ndonjë vlerë letrare.Këtë më së miri e dëshmon edhe një shkrim i botuar në të përmuajshmen kulturorore letrare dhe artistike të Prishtinës “Kalendrai letrar”, numër 11/ 30 qershor 2009 me titull “harroje dashurinë Arrhim!” të autorit shqiptar nga Prishtina,Prof.Dr.Agim Vinca .… Rrahim Sadiku mund të vetëlëpihet më poezitë e tij…Librat e tij para disa viteve janë kallë në turrë e druve…si dhe ky zvarranik interneti vetëlëpihet me librat e tij.Për të njajtin ka shkruar edhe shkrimtari i mirënjohur Bardh Frangu.

(Nga web faqja :DERVINA COM , FRIDAY, FEBRUARY 15, 2008)

****

Kritikën letrare të shkrimtarit Bardh Frangu ,me titull “Loja me libra”, nuk e kam shkruar unë.

Lexoni dhe binduni kush është zvarraniku dhe shkarravitësi Rrahim Sadiku.
 
Shkruan: Bardh Frangu,shkrimtar nga Ferizaji/Kosovë : “LOJA ME LIBRA”

Viteve të fundit librat botohen pa vlerë dhe pa kriter. Ato tashmë kanë prishur kuptimin e mitit që kishin dhe janë bërë si albumet e fotografive personale. Në këtë krizë të thellë vlerash kemi arritur stadin, kur si shqiptarë – o jemi këngëtarë, o shkrimtarë! Libri që rastësisht më ra në dorë, nuk do të ishte objekt i këtij shkrimi sikur të ishte ndonjë botim privat i autorit, sepse secili ka të drejtë ta përdorë letrën sipas nevojës. Libri është botuar në kuadër të botuesit “Zgjimi”, në Ferizaj, botim ky që vepron që nga vitet 70 në kuadër të klubit letrar të qytetit “De Rada” dhe që në një mënyrë ishte krah i mirë i shtëpisë botuese “Rilindja”, ku konkurrenca për botim ishte tepër e madhe. Në kuadër të këtij botuesi janë botuar dhjetëra libra me vlerë, kryesisht të autorëve ferizajas. Pas lufte ky botues nisi të keqpërdoret në mënyrën më bizare. Në kuadër të tij nisën të botohen libra pa vlerë dhe pa kriter.
Libri i fundit që doli në kuadër të këtij botimi është ai i poeteshës së re, Afërdita Shabani, me titull shumë prozaik “Kur dielli perëndon errësira ofrohet”. Nuk është se ky libër duhet të merret si mostër për të dëshmuar mungesën e kriterit të këtij botimi, por është tipik për faktin se vetëm në më pak se një faqe tekst, përkatësisht në hyrje të librit, gjejmë jo më pak se 28 gabime gjuhësore, pa përfshirë këtu gabimet në përdorimin e shenjave të pikësimit dhe ato sintaksore. Kjo është shumë dhe e pafalshme për njerëzit e një botuesi. Mbase ky fakt do të duhej të bënte një skandal kulturor.
Poetesha e re nuk ka faj për këtë. Ajo ka mundur edhe të mos e njoh drejtshkrimin, mbase edhe në një nivel të tillë. Ajo, si nxënëse e klasës së XII të shkollës së mesme, është mjaftuar me talentin që ka, të cilin edhe e dëshmon në libër. Ajo ka pasur nevojë për ndihmë dhe për përkrahje, por një gjë të tillë nuk e ka gjetur. Përgjegjësinë për këtë e bartë botuesi, përkatësisht redaktori, shkrimtari Rrahim Sadiku, njëherazi përgjegjës për kulturë në komunën e Ferizajt, i cili edhe e ka nënshkruar këtë libër në emër të redaktuarës. Gabime gjuhësore ka me bollëk edhe nëpër poezitë e këtij libri të papërpunuar, por faqja e parë e tij, e cila ka kuptimin e një prologu, vërtet bën shembullin më tipik të lojës me libra tek ne.

Bardh Frangu

“Digjet publikisht libri i Rrahim Sadikut”

-Në sheshin e qytetit të Ferizajt është djegur libri pamflet i Rrahim Sadikut “Një pamje ndryshe”. Librin e ka djegur personazhi kryesor i tij, Vehbi Emini, i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së, pasi Sadiku kishte pranuar në gjykatë se asgjë nuk ishte e vërtetë nga ajo që kishte shkruar
Nga Bardh Frangu

Gazteta Express,Prishtinë, 29.12.2009 në ora 14:44

Libri “Një pamje ndryshe” i Rrahim Sadikut, të hënën ka marrë një pamje tepër të veçantë. Ka marrë pamje të shkrumbtë. Atë publikisht, para medieve dhe qytetarëve, e ka djegur personazhi kryesor i tij, Vehbi Emini, i akuzuar nga Sadiku si ish bashkëpunëtor i sigurimit serb, përkatësisht UDB-së.
Emini, ish drejtor i shkollës fillore në fshatin Komogllavë, njëherazi bashkëvendës i Rrahim Sadikut, me këtë rast ka thënë:

“Pas katër seancave gjyqësore i padituri Rrahim Sadiku ka pranuar plotësisht se të gjitha apostrofimet e tij në libër që kanë të bëjnë me emrin tim janë shpifje, trillime dhe gënjeshtra. Ai nuk i është përmbajtur marrëveshjes gjyqësore, për çka ka qenë i obliguar, ndaj jam detyruar të ndërmarrë këtë hap”, ka thënë Emini.

Ai si dëshmi për këtë ka sjellë vendimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, me shifër C.nr. 387/08, të datës 07.09.2009.

Emini ka vlerësuar se akti i djegies së librit pamflet është vetëm një akt ngushëllimi për të dhe për familjen e tij të njollosur nga Rrahim Sadiku. Ai është i vendosur që të drejtën e tij ta kërkojë edhe përtej marrëveshjes së arritur me të paditurin në Gjykatën Komunale të Ferizajt.

Marrëveshja gjyqësore e lidhur në Gjykatën Komunale të Ferizajt, ndërmjet Rrahim Sadikut dhe Vehbi Eminit është mbështetur në katër pika. Në pikën e parë thuhet se i padituri Rrahim Sadiku deklaron se të gjitha ato që janë thënë për Vehbi Eminin në librin “Një pamje tjetër” nuk qëndrojnë, nuk janë të vërteta dhe për këtë pendohem dhe kërkoj falje publike.

Nën pikën dy thuhet se ekzemplarët e këtij libri, autori Sadiku, do t’ia dorëzojë palës së dëmtuar, përfshirë këtu edhe ekzemplarët që janë nëpër biblioteka ose tek lexuesit. Pika e tretë e kësaj marrëveshje gjyqësore parasheh që shpenzimet e procedurës lidhur me këtë çështje t’i bartë i padituri Rrahim Sadiku, i cili ngarkohet me 506 euro.

Pika e katërt parasheh që kjo marrëveshje mund të bëhet publike vetëm pas datës 13 dhjetor 2009, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku Rrahim Sadiku ishte kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së.

Rrahim Sadiku, ish gazetar i “Rilindjes”, aktualisht udhëheqës për kulturë në komunën e Ferizajt, nuk e ka respektuar marrëveshjen gjyqësore. Ai nuk i ka dorëzuar ekzemplarë të librit paditësit të tij, por as nuk ka kërkuar falje publike. Në librin e tij pamflet “Një pamje tjetër”, botuar në maj të vitit të kaluar, Sadiku ka fyer, shpifur e njollosur me emër e mbiemër edhe njerëz të tjerë nga komuna e Ferizajt. Ai për këtë ka keqpërdorur edhe pozitën e zyrtarit për kulturë, duke e botuar librin pamflet në kuadër të redaksisë së “Zgjimit”, organi i klubit letrar “De Rada”, të Ferizajt.

(Ky shkrim  i gazetarit dhe shkrimtarit  Bardh Frangu ,është botuar më dt.29.12.2009  në web faqën http://www.gazetaexpress.com/…/artikujt/lexo/21842/C6/C21/)

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close