Ushqime të cilat mund të bëjnë mrekulli në djegien e yndyrës.

Humbja e peshës nuk është e lehtë. Sidomos kur dhjamin e keni në regjionin e barkut apo këmbëve. Përtej dietave strikte, ekzistojnë disa ushqime që ju ndihmojnë në djegien e yndyrës. Këto produkte përfshijnë fruta, të cilat përmbajnë flavonoide dhe antioksidantë.

Disa nga këto fruta janë:

Manaferrat– njihen për vlerat e larta ushqyese, që i përmbajnë. Ato përmbajnë polifenole, të cilat jo vetëm që ndihmojnë në humbjen e peshës, por ato e parandalojnë krijimin e dhjamit. Një studim i bërë nga Universiteti i Texasit, ka zbuluar që konsumimi i rregullt i  manaferrave, i zvogëlon qelizat yndyrore të barkut për 73%.

Bostani– sipas një studimi të bërë nga Universiteti Kentucky konsumimi i bostanit mund ta zvogëlojë dhjamin dhe akumulimin e lipideve të dëmshme.

Mollët e kuqe– në përgjithësi mollët janë të pasura me fibra, të vilat ndihmojnë në zvogëlimin e dhjamit për 3.7%. Kjo do të thotë, që mollët ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë efikase.

Nektarinat dhe pjeshkat– kjo familje e frutave njihen për luftimin e sindromës metabolike, që përfshin shumë çrregullime kryesisht të lidhura me obezitetin. Ato përmbajnë sasi të vogël të sheqerit dhe kanë përbërës, të cilët janë idealë në humbjen dhe shkrirjen e dhjamit.

Dardhat– krahas shijes së tyre të mirë, dardhat përmbajnë shumë fibra dhe vitamina, që ndikojnë në humbjen e peshës. Ato alternojnë më gjenet e yndyrës dhe i reduktojnë ato.

Qershitë– nëse jeni në dietë atëherë primare duhet të jetë përdorimi i shumë frutave gjatë gjithë kohës. Një ndër to janë pikërisht qershitë, të cilat krahas shijes kanë një ndikim tejet të rëndësishëm edhe në humbjen e peshës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close