Kuvendi i Zejmenit, me 11 maj 1912.
Me 11 maj ishte ba një mbledhje në qelë të Zejmenit ku ishte famullitar dom Pjetër Njeçi. Aty gjindej parimi i Mirditës, Kthellës, Malsis së Lezhë e i Bregmatës; Zef Marka Tuci përfaqëson shpin e Gjomarkajve; prej Kthelle janë Dodë Bardhoku e Bardhok Prenga, bajraktari me të tjerë; prej Malsis Lezhës: Bardh Kol Toma, bajraktari i Velës, Geg Përgega i Kryezezit, Kol Gjok Deda me bajraktarin e Manatisë; Gjin Kola i Bulgrit, Gjo Gjok Ndoj, Marka Përzefi e të tjerë. Nga Bregu i Matës: Gjeto Çoku, Dedë Çoku, Lush Llani e të tjerë, gjithsej 30 veta.
Në kët mbledhje u moren keto vendime:
1) Mirdita e Kthella me u lshue rrugë malsorve të Bregmatës me bjeshkue ndër meraje të tyne tue u dhanë letsinat e duhuna.
2) Ditën 29 maj me i ra së bashku depove të Lezhës e me marrë armët.
3) Si të filloje pushka të gjithë të besatuemt do të marrin qeverimin e Lezhës.
4) Mbasi të vehet qeverimi komtar në Lezhë me vazhdue lëvizjen kah fusha e Zadrimës.
5) Kryesija e ktyne lëvizjeve me i mbetë në ket anë shpis së Gjomarkajve.
6) Me lane në heshtje gjaqe e mnina gjatë lëvizjeve.
_Burimi: Revista “Leka”, Nr. VIII-XII, botim i vitit 1937, në 25 vjetorin e Pavarësisë.
(Në foto: qela e kishës së Shën Nikollit në Zejmen, viti 1917)
| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |
Comments are closed.