Presidenti i parlamentit austriak ,Sobotka : Të hapen negociatat me Shqipërinë

ATSH/- Presidenti i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin Italian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Romë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Roberto Fico, Sobotka konfirmoi qëndrimin e mëhershëm të Austrisë për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Sa i përket projektit të paqes për të cilin punon Europa, ai nuk mund të përmbushet nëse nuk bëjnë pjesë në të edhe vendet e Europës Juglindore, kështu që mendoj se është e rëndësishme edhe aty të ndërmarrim diçka, e dua të them që ne jemi në të njëjtën gjatësi vale. Në fakt, si unë, si president i parlamentit austriak, ashtu edhe presidenti i dhomës italiane të deputetëve, do të vizitojmë Shqipërinë për ta bërë të qartë rëndësinë e këtij vendi”, deklaroi ai.

Më herët, Sobotka ka theksuar se bllokimi i negociatave për procesin e anëtarësimit dëmtonte perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e vetë Bashkimit Europian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close