Saturday, November 28, 2020
Fokus

Proinformacion raporton :Pika e re kufitare Stançiq – Bellanocë një ditë më pas (pamje në foto)

Dje është bërë hapja solemne e pikës së re kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut në aksin Stançiq -Bellanocë.Gëzimin për anën praktike të kësaj pike e kanë treguar njerëzit qysh dje kur ishin dalë në një numër të konsiderueshëm për të përcjellë nga afër ceremoninë e hapjes.

Ndëresa sot në ditën tjetër menjëherë pas ceremonisë së hjapjes mund të shihej dhe të matej rëndësia e kësaj pike.

Në orët e para të parambrëmjes së ditëës së sotme (01 shkurt 2020) ishte krijuar një kolonë relativisht e vogël (siç  mund ta shihni edhe në fotot e shkrepura nga redaksia jonë)  para pikës kufitare,kryesisht me kerre me targa të Kumanovës që po ktheheshin nga qendrimi i tyre në territorin e Kosovës ,me shumë mundësi në Gjilan.

Sipas një doganieri të Maqedonisë Veriore,e që ishte shqiptar kjo kolonë ishte për arsyen se në Gjilan ishte ditë tregu.Gjithnjë sipas tij,gjithë ditën sot ka qenë një gjendje e tillë ,por me popull të gëzuar dhe të durueshëm dhe pa asnjë problem.Gjithçka po shkonte mirë.

por sigurisht që nuk është çeshtje vetëm e ditës së tregut,por mos të harrojmë se këta njerëz kanë një mori të afërmish këtej kufirit dhe tash po mund t’i vizitonin pa bërë një udhë rrotull.
Megjithë këtë në këto rrethana të ndarjes së shqiptarëve me kufi,kjo pikë është një lehtësim për të qenë më afër njëri tjetrit!

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com/

 

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close