Advertisements

Shqipëri-Maqedoni Veriore,Bashkëpunimi kulturor

ATSH/- Deputetja e Partisë Socialiste Vilma Bello, u shpreh sot se, ‘ratifikimi i marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në të dy vendet respektive, do të nxisë më tej bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve fqinjë që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian”.

Në fjalën e mbajtur sot në seancën plenare të Kuvendit, Bello tha se, “ky projektligj, vjen në përpjekje të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, artit dhe shkencës. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm në rrugëtimin drejt BE-së dhe ky bashkëpunim është një vlerë e shtuar në përpjekjet e të dy vendeve”.

“Miratimi i këtij projektligji sot, është në përputhje me politikën e përgjithshme shtetërore dhe programin e qeverisë për rritjen e dialogut kulturor me vendet të ndryshme. Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët  janë grupi i dytë më i madh etnik, duke përfaqësuar rreth 25% të popullsisë dhe ky është një tjetër mekanizëm për të bashkuar shqiptarët, përmes kulturës -, theksoi ajo.

Bashkëpunimi kulturor është një mekanizëm që shkon përtej kufijve gjeografik dhe për të afruar popujt përmes bashkëpunimeve të ndërsjellta, që japin e marrin nga kulturat e një

“Ky projektligj synon zgjerimin e kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe ngritja e qendrave kulturore do të jetë e lirë edhe për qytetarët e interesuar nga të dyja palët. Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon një periudhë 5 vjeçare. Të ardhurat e qendrave kulturore dhe informative janë në përputhje me ligjet tatimore të vendeve respektive. Promovimi i artit kulturës përbën mekanizmin më me vlerë për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”- ,tha Bello.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close