Advertisements

Sarah Kane | Monologu më erotik i shkruar ndonjëherë nga një grua

Një grua  pioniere, e cila i dha fund jetës së saj. “Dëshiroj të të dua aq thellë sa nuk mund ta them me fjalë”. U lind në vitin 1961. “Dëshiroj të të dua aq thellë sa nuk mund ta them me fjalë”… Një grua monologon, duke zbuluar mendimet e saj më të thella, për të shprehur, të pakuptueshmen, transformuesen, psikoanalitiken, të pakushtëzuarën, të plotësuarën, të pa fund dhe pa krye” dashurinë e saj … dhe atëherë krijohet një shpërthim emocionesh … Sarah Kane, me shfaqjen teatrale, “Dëshiroj”, duket se di shumë mirë si të hymnizojë shpengimin e dashurisë.

Në vitin 1998 shfaqet për herë të parë në Londër. Jo rastësisht është vepra e saj më e famshme … Monologu i saj – jashtëzakonisht drithërues – bie ndesh me stilin e errët, të dhunshëm të pjesës tjetër të tekstit. Flet me një sinqeritet çarmatues për devotshmërinë, adhurimin, kontradiktën midis vetes sonë të vërtetë dhe asaj që pasqyrohet te partneri ynë. Me mendime të qarta se si ndihet kur është e dashuruar… Zgjedhja e fjalës “dëshiroj” nuk është e rastësishme. Ka fuqinë e një dëshire plot entuziasëm, për, “dashurinë pa fund dhe krye” … Veprat e saj janë, në përgjithësi, një përzierje tejmase butësie dhe egërsie. Në këtë mënyrë shprehu realitetin e botës moderne me fytyrën e saj kontradiktore. Sarah Kane vuajti nga depresioni i rëndë, dhe pas shtrimit pa dobi në klinika të specializuara, i dha një fund tragjik jetës së saj: u var në tualetin e një klinike me lidhëset e saj. “Sarah Kane vdiq në mënyrë tragjike. Ishte kaq e madhe dhe aq e thellë tronditja e njerëzve. Nuk mund ta duronte. Ishte e zhveshur. Ishte e pambrojtur. Lakuriq janë dhe veprat e saj. Të trembura. Të tmerrshme”. Harold Pinter, 5.2.2001 (Shkruar posaçërisht për “Të Pastër, Tani” nga “New Stage”) Pason një ekstrakt nga “Dëshiroj” … “Dëshiroj … të të dua në mëngjes por të lë të flesh ende.

Të të puth shpinën, të përkëdhel lëkurën tënde dhe të them sa i dua flokët, sytë, buzët, qafën, gjoksin tënd, dhe të rri ulur te shkallët dhe të tymos derisa fqinji yt të kthehet në shtëpi, dhe të rri ulur te shkallët dhe të tymos derisa të kthehesh në shtëpi dhe të çmenden kur vonohesh dhe të befasohem kur të kthehesh më herët, të të dhuroj luledielli dhe të shkoj në festën tënde dhe kërcej derisa të bie në tokë dhe të jem e dëshpëruar kur gaboj dhe të jem e lumtur kur më fal dhe të sodit fotografitë e tua dhe të lutem të të njihja një jetë dhe të dëgjoj zërin tënd në veshin tim dhe të ndiej lëkurën tënde në lëkurën time dhe të dridhem kur zemërohesh dhe njëri sy të skuqet, dhe syri tjetër blu dhe flokët e tu në të majtë dhe fytyra jote orientale dhe të them sa i bukur je dhe të përqafoj kur të kap ankthi dhe të shtrëngoj fort kur ndien dhimbje dhe të të dua kur të nuhas, dhe të lëndoj kur të prek dhe të qaravitem kur jam pranë teje dhe të qaravitem kur nuk jam dhe të rrokulliset pështyma ime mbi gjoksin tënd dhe të të mbyt netëve dhe të ngrij së ftohti kur më merr batanijen time dhe të ngrohem kur nuk e merr dhe të shkrihem kur buzëqesh dhe nuk e kuptoj pse thua se të refuzoj përderisa nuk të refuzoj dhe të pyes veten … si e shkove ndërmend që unë mund të të refuzoj dhe të pyes veten kush je por të të pranoj sidoqoftë … Dhe të të dua aq thellë sa nuk mund ta them me fjalë dhe dua të të marr një kotele që të xhelozoj sepse do të kujdesesh për të më shumë se për mua dhe të mos të lë të ngrihesh nga shtrati kur duhet të largohesh dhe të qaj si një fëmijë kur të largohesh në fund dhe të endem nëpër qytet dhe ta ndiej të zbrazët pa ty dhe të dua gjithçka që do ti dhe të mendoj se po humbas por ta di se pranë teje jam e sigurt dhe të flas për gjithçka të keqe kam brenda meje dhe të përpiqem të të jap më të mirën timen sepse nuk meriton asgjë më pak dhe të të tregoj të vërtetën edhe pse thellë brenda meje nuk dua dhe të përpiqem të jem e sinqertë sepse e di që e preferon dhe të mendoj se gjithçka mbaroi dhe prapë të pres dhjetë minuta të tjera para se të më flakësh nga jeta jote … Dhe të harroj kush jam. Dhe të bëjmë dashuri në tre të mëngjesit, dhe në një farë mënyre, të të shpreh, qoftë dhe pak, të pakuptueshmen, transformuesen, psikoanalitiken, të pakushtëzuarën, të plotësuarën, të pa fund dhe krye, dashurinë time për ty”.

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close