Advertisements

Kasandra *mitologji

Sipas versionit më të zakonshëm të legjendës së Kasandrës, Apolloni pa për herë të parë princeshën kur ajo ra në gjumë në tempullin e tij. Kasandra ishte shumë e bukur dhe perëndia ra në dashuri me të menjëherë. Në përpjekje për ta joshur, Apolloni i dha dhuntinë e profecisë. Sidoqoftë, edhe pse Kasandra e pranoi dhuratën, më vonë refuzoi ftesën e Perëndisë. Apolloni u 3zemërua dhe vendosi ta ndëshkonte. Kështu që e bindi Kasandrën që t’i jepte një puthje të vetme, gjatë së cilës transmetoi një mallkim në gojën e gruas së re. Megjithëse Kasandra ishte në gjendje të parashikonte të ardhmen, askush nuk do t’i besonte kurrë profecitë e saj. Profecitë më të shumta të saj i përkisnin luftës së Trojës, betejës dhjetëvjeçare midis trojanëve dhe helenëve që u shkaktua pas rrëmbimit të mbretëreshës spartane Helena nga princi trojan Parid. Paridi ishte vëllai më i vogël i Kasandrës, por kur u lind, ajo iu lut babait të saj që të vriste fëmijën sepse kishte një parandienjë që ai do të çonte në shkatërrimin e qytetit. Priami nuk ndoqi këshillat e së bijës. Në vend të kësaj urdhëroi që Paridi të çohej dhe të braktisej në natyrën e egër..

Paridi dhe lufta.
Paridi u ushqye fillimisht nga një ulkonjë, dhe më pas e rritën barinjtë. Si një djalë i ri u zgjodh nga perëndeshat Afërdita, Athina dhe Hera për të qenë gjykatësi i një konkursi mes tyre. Paridi duhej të vendoste se cila ishte më e bukura nga tre perëndeshat. Zgjodhi Afërditën, e cila i kishte premtuar dashurinë e gruas më të bukur në botë. Kur Paridi u kthye në Trojë i maskuar, Kasandra e njohu dhe u prit me dashuri nga babai i tij, Priami. Nuk kaloi shumë kohë kur Paridi vendosi të lundrojë për në Greqi dhe të vizitojë atje mbretëritë e ndryshme. Kasandra paralajmëroi se udhëtimi i vëllait të saj do të sillte fatkeqësi në Trojë, por askush nuk e besoi, dhe Paridi filloi udhëtimet e tij. Ndërsa ndodhej në Spartë, Paridi joshi Helenën, gruan e mbretit spartian Menelau dhe e bindi që të ikte me të në Trojë. Ky rrëmbim zemëroi helenët, të cilët mblodhën një ushtri për të bërë fushatë kundër Trojës.

Kështu filloi një luftë që do të zgjaste 10 vite. Ishte fundi i kësaj periudhe që Kasandra bëri një nga profecitë e saj më të famshme. Në një përpjekje të fundit të dëshpëruar për të kapërcyer muret e Trojës, helenët ndërtuan një kal prej druri dhe e lanë atë jashtë portave të qytetit të rrethuar. Duke besuar se helenët ishin larguar dhe kali prej druri ishte një dhuratë për ta, trojanët hapën portat dhe e sollën në qytet. Në fakt, kali ishte plot me ushtarë akej. Trojanët e vetëm që parashikuan rrezikun ishin Kasandra dhe prifti dhe orakulli Laokona. Ndërsa kali po i afrohej qytetit, Kasandra filloi të ulërasë, duke paralajmëruar bashkatdhetarët e saj trojanë për natyrën e vërtetë të dhuratës. Sidoqoftë, e morën të çmendur dhe e injoruan. Natën tjetër ushtarët akej dolën nga kali dhe hapën portat për pjesën tjetër të ushtrisë helene që gjendej përreth Trojës. Kështu që plaçkitën qytetin, duke vrarë dhe skllavëruar banorët e tij. Kasandra iku në tempullin e Athinës, ku u fsheh, duke u futur në një statujë prej druri të perëndeshës së luftës dhe mençurisë. Aty u gjet nga Ayatri i Locrida, i cili e tërhoqi zvarrë nga tempulli dhe iu dha si dhuratë nga helenët Agamemnonit.
Fundi.

Kasandra u kthye në Mikenë me Agamemnonin. Por, gruaja e Agamemnonit, Clytemnestra, me të dashurin e saj Aigithus, kishin planifikuar të vrisnin mbretin grek. Me të mbërritur në Mikenë, Agamemnon iu afrua pallatit, ku gruaja e tij kishte përgatitur një banket për ta mirëpritur në shtëpi. Kasandra nuk pranoi të hynte, duke pretenduar se mund të nuhaste gjakun që do derdhej. Kjo ishte profecia e fundit e Kasandrës, pasi Clytemnestra vrau me sëpatë burrin e saj dhe dashnoren e tij të re. K.E/

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/
Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close