Askush s’kujtohet për Papa Kristo Negovanin në ditën kur u flijua për Fe e Atdhe,në vend të tij dekorohen mbrojtësit e interesave të huaja!

Klerikët të cilët i kanë shërbyer edhe shtetit e kombit meritojnë të jenë të nderuar dhe të ngritur lartë në respekt,edhe e dekoratat që shteti ynë ndanë për meritat të tilla.

Politika jonë ka ditë të nderojë,të tillë që nuk ia vlenë as të përmenden dhe as të hanë bukën tonë por përkundrazi të shporren nga vendi ynë,sikur është Kryepeshkopi dhe uzurpuesi i fronit në krye të kishës orthodhokse autoqefale shqiptare,Janullatosi.Por politika jonë ka harruar të dekorojë e të kujtojë një martir të kombit e të Kishës autoqefale i cili mu sot ka ditën fatkeqe të vdekjes .Është ky Papa Kristo Negovani, priftit ortodoks shqiptar që sakrifikoi për fe e Atdhe por që sot, nuk e kujton askush ,përveç atdhetarëve të devotshëm si raste kujtimesh private,por jo edhe në organizime shtetrore.

Për këtë ka shkruar drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido i cili hapur dhe me nota akuzuese thotë se ky titull i takon vetëm priftërinjve grekë që punojnë kundër Shqipërisë. Dhe nuk do shumë të kuptohet se e ka fjalën për kryepeshkopin Janullatos, të cilin edhe më herët e ka cilësuar si grek por që u bë shqiptar me dekret të Presidentit Meta.

“Po te vdiste për Greqinë, sot do të ishte hero i kombit grek, do të kishte buste e statuja ngado dhe do të ishte shënjtor hierodëshmor i Kishës Ortodokse.

I rastisi të vdiste për Shqipërinë, ndaj as “Nder i Kombit” nuk u bë kurrë sepse ky titull i takon vetëm priftërinjve grekë që punojnë kundër Shqipërisë dhe kuptohet as një meshë përshpirtje nuk bëhet për të.

Meqë klerikët e politikanët shqiptarë me sy e zemër nga Athina e harrojnë, së paku modestisht ta kujtojmë në hapësirat tona publike, përvjetorin e vdekjes së një heroi të Kombit Shqiptar e të Kishës Shqiptare, që si sot, mëse një shekull më parë u flijua për Fe e Atdhe, që s’do ia dinin kurrë. Papa Kristo Negovani”, shkruan Bido.

/Xh.Arifi/newsbomb/proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close