Librat fizikë më të dëshiruar se ata elektronikë

Në përgjithësi kur flitet për librin dhe leximin, ka një paragjykim se ai po rrezikohet nga interneti. Një tjetër variant i internetit që nuk e rrezikon leximin, por librin fizik, ka qenë ai i ”e-books”, versionit elektronik të librit.

Megjithatë, duket se kjo frikë nuk është edhe aq reale. Librat fizikë, në vitin 2019, për të tretin vit me radhë kanë rimarrë territor ndaj librave elektronikë dhe vazhdojnë të shiten ndjeshëm më shumë.

Sipas raportit vjetor të Asociacionit të Botuesve Amerikanë, botuesit amerikanë kanë fituar rreth 26 miliardë euro, nga të cilat 22.6 miliardë kanë ardhur nga shitjet e librave fizikë dhe vetëm 2.06 nga librat elektronikë në mbarë botën.

Sipas Nielsen Book International, zhanret që performojnë më mirë në versionin fizik përfshijnë romane letrare, libra për natyrën, për të gatuarit, për prindërimin etj. Ndërkaq për romancat, trillerët dhe romanet kriminalistike, lexuesit kanë zgjedhur variantin elektronik.

Pra, libri fizik nuk po shuhet dhe, ndonëse dukej si sfidë e fortë, libri elektronik po shndërrohet vetëm në një variant leximi dhe kurrsesi në variantin kryesor të tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close