Advertisements

Më 12 Shkurt 1809 – SHBA; Lindi presidenti më i admiruar amerikan, Lincoln

12 Shkurt 1809 – SHBA; Lindi presidenti më i admiruar – Jeta e tij i ngjan vetë Amerikës; nga fëmije i zakonshëm, lindur në kasolle, u rrit të bëhej presidenti XVI i Shteteve të Bashkuara. Studioi shumë, vetë, nën dritën e zjarrit në vatër për t’u bërë avokat pastaj burrë shteti. Eshtë fjala për Abraham Linkolnin, një nga presidentët amerikanë më të nderuar, që i shërbeu vendit në kohët më të turbullta; afati i presidencës së tij (1861-1865) përfshiu Luftën Civile; Çlirimin e skllevërve: Fjalimin në Gettysburg, që vazhdon të konsiderohet si shprehje klasike e besimeve dhe qëllimeve demokratike. Presidenti Linkoln shpalli gjithashtu një nga festat më popullore në Amerikë; Ditën e Falenderimeve. Ai tha se e enjtja e fundit e nëntorit duhet të përdoret për të falenderuar, për të shprehur mirënjohje për çka aktualisht kemi, dhe kështu ishte dhe vazhdon të jetë kjo ditë. Abraham Lincoln jetoi në kohë tragjike; edhe fatin e pati tragjik. Duke parë një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington, ai u qëllua, dhe vdiq disa orë më vonë. Linkolni ishte presidenti i parë amerikan që vritej. Kur praktikonte ligjin në Ilinois, ai fitoi mbiemrin “Abe i Ndershëm”. Për Abe Linkolnin, të qenit avokat ose President ishte e njëjta gjë; kërkim i së vërtetës për klientin apo për vendin./Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close