Advertisements

“Engjëjt e Nagirev”një histori trishtimi

Gratë e fshatit që helmuan 300 burra për të qëndruar me të dashurit e tyre. “Doktoresha” djallëzore dhe zbulimi rastësor nga një student. Në fshatin Nagirev në Hungari, disa kilometra në jug të Budapestit, jetonin disa gra që njerëzit i quanin “Engjëj”. Emri ishte tërësisht ironik, pasi këto gra nuk kishin të bënin fare me parajsën. E kundërta. Ishin të njohura në të gjithë Hungarinë për vrasjet që kishin kryer. Historia filloi në vitin 1911, kur mami Julia Fazekas u vendos në fshat.

U bë shpejt e njohur për gratë e fshatit pasi ishte e vetmja që mund t’i ndihmonte të shpëtonin nga shtatzënitë e padëshiruara. Gradualisht, Fazekas u bë mjekja jozyrtare e fshatit, pasi askush tjetër nuk kishte dijeni mjekësore. Në vitin 1914, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, burrat u larguan për në front dhe gratë në fshat mbetën të vetmuara. Pas një farë kohe, të burgosur mbërritën në fshat, të detyruar të punonin në ara, pasi që të gjitha duart mashkullore ishin në front. Disa gra u afruan shumë me ushtarët e rinj. Përndryshe, atëherë në Hungari, martesat nuk ishin bazuar në dashuri, por në mblesëri dhe ishin të pakta raste kur çiftet ishte me të vërtetë të dashuruar.

Por me fundin e luftës dhe kthimin e bashkëshortëve, marrëdhëniet e grave me të burgosurit u ndërprenë papritmas. Ato gra që nuk ishin të gatshme të largoheshin nga dashnorët e tyre iu drejtuan “të mençurës së fshatit”, Fazekas, e cila u dha zgjidhje dhe kjo ishte vetëm një. Vrasje. I furnizoi me arsenik, me të cilin helmuan bashkëshortët e tyre. Gradualisht helmi u bë aq popullor saqë filluan të helmonin këdo që i shqetësonte. Merrnin hak kundër burrave alkoolikë të cilët i keqtrajtonin për vite me rradhë, dhe “lanë duart” nga vjehrrat gojëliga, prindër të sëmurë dhe madje edhe nga fëmijët e tyre të sëmurë!. Marie Carden, një nga gratë e fshatit, helmoi burrin, të dashurin dhe djalin e saj 23 vjeçar. Në dëshminë e saj, përshkroi se para se djali i saj të vdiste, i kërkoi të këndonte. Para se të përfundonte këngën, kishte filluar të ulërinte nga dhimbjet.

Megjithë rritjen e madhe të vdekjeve, askush nuk dyshoI për Fazekas. Kushëriri i saj punonte në zyrën e regjistrimit dhe ishte përgjegjës për regjistrimet e vdekjeve. Shkruante se të gjithë kishin vdekur nga shkaqe natyrore ose aksidente dhe pasi që nuk kishte ndonjë mjek tjetër përtej Fazekas, askush nuk dyshonte. Gjithsej, vlerësohet se rreth 300 vetë vdiqën në 15 vjetët që veproi Fazekas. Sipas vlerësimeve të tjera, numri është i ekzagjeruar dhe të vdekurit meshkuj, nuk tejkaluan 50. “‘Engjëjt e Nagirev ” u zbuluan në vitin 1929. Sipas një versioni, një student mjekësor peshkoi një kufomë nga lumi dhe gjatë autopsisë, gjeti se burri ishte helmuar me arsenik.

Vëzhgimi i tij çoi në hetime të mëtejshme në varreza, ku u zbulua se pothuajse të gjitha trupat kishin vdekur në të njëjtën mënyrë. Versioni i dytë i referohet zonjës Zambo, një nga “engjëjt”, e cila u kap duke helmuar një nga viktimat e saj. Autoritetet hetuan rastin dhe arrestuan dhjetëra gra, nga të cilat u dënuan 26. Tetë gra u dënuan me ekzekutim, por vetëm dy u ekzekutuan. Të tjerat e kaluan pjesën tjetër të jetës së tyre në burg. Fazekas kreu vetëvrasje para se ta dënonin.

K.E/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close