Advertisements

Kryeministri bullgar ka uruar Kurtin me rastin e Ditës së pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në urim thuhet:

I nderuari z. Kryeministër. Pranoni përgëzimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës- 17 Shkurt.

Gjatë viteve bashkërisht kemi ndërtuar një bazë stabile për zhvillim edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës dhe në mes të dy popujve tanë në frymën e miqësisë dhe partneritetit.

Po besoj që e ndajmë mirëkuptimin e përbashkët për rëndësinë të cilën e kanë në rajon vlerat evropiane dhe euroatlantike dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për afirmimin e tyre.

Përfitoj nga rasti që të shpreh edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për ndërtimin e Republikës së Kosovës si një shtet moderne dhe demokratik, për perspektivën e saj evropiane, si dhe për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Me urime për shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj me përgjegjësi të lartë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close