Kujdes:Rusia po tenton të infiltrohet në dialogun Kosovë -Serbi,duke nënvlerësuar rolin e Perëndimit

Rusia përmes ambasadorit të saj në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko ka filluar me të madhe të promovojë interesimin e saj për të ndërhyrë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ambasadori Harçenko tha se “Rusia ishte e gatshme të ndihmonte rreth dialogut Beograd-Prishtinë,nese këtë edo e kërkonte Serbia”.

Ambasadori rus ka shkuar edhe më tej duke nënvlerësuar përpjekjet e përendimit të siç thotë ai “arritjes deri te zgjidhja dhe se nuk egziston diçka e re e cila do të siguronte mundësinë e kompromisit”

Sipas tij,”të gjitha përpjekjet e deritanishme ta kujtojnë vrapimin në vend-harxhohet shumë energj,por nuk ka lëvizje reale përpara dhe se deri tani nuk ishte dëgjuar ndonjë gjë trimëruese nga Albin Kurti”
Sipas tij, ai ka “dëgjuar më shumë për ato që nuk inkurajojnë ose japin ndonjë impuls për të vendosur dialog.”

“Gjëja më e rëndësishme është heqja e pakushtëzuar e doganave. Kjo është detyra e parë dhe më e rëndësishmja. Ne kemi dëgjuar diçka, por me disa kushte, gjë që nuk është e qartë. Ndërsa çeshtja kryesore politike që i përket dialogut dhe të gjitha përpjekjet e Perëndimit nuk mendoj se deri tani egziston diçka që që do të siguronte mundësi kompromisi,dhe një zgjidhje është e mundur vetëm në bazë të kompromisit. Kjo është e qartë për të gjithë “, tha Bocan-Harchenko.

Një rrezik i ri,Moska po tenton të infiltrohet në përpjekjet për zgjidhur problemet në relacionin Beograd -Prishtinë!Aty u i ka futur hundët Rusia ka pasur vetëm luftë.Prandaj është e rendësishme që Tirana dhe Prishtina të flasin shqip dhe të qëndrojnë si komb e jo t’a shohin njëri tjetrin me sytë e mosbesimit,siç e dëshirojnë ata,me të cilën edhe krenohen kur thonë :”Vuçiqi ia ka arritur t’i përçajë shqiptarët”!

/proinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close