Advertisements

Pse qeveria e Serbisë ia fryu buzët dhe ia rrafshoi hundën “Fitimtarit të Beogradit“? Për të mos u dukur si një shqiptar me plis?!!


-Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtroviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis , me shqipe ne duar dhe shpaten e madhe,ka shkruar Fahri Xharra Këtu:https://proinformacion.com/2016/08/21/simboli-i-beogradit-eshte-nje-shqiptar-me-plis/

Ka një kohë tashmë që qeveria e Serbisë (ata që merren me kulturë) e kanë hjekur këtë skulpturë të mjeshtrit të madh kroat për t’a renovuar kinse sepse ,ajo kishte pësuar dëmtime në kohë!
Por në të vërtetë a ishte arsyeja kjo,apo fshihej diçka tjetër në tërë këtë ndërmarrje e cila ka zgjatur katër muaj deri më sot kur kjo përmendore është nxjerrë për t’u parë nga opinioni.

Nëse i referohemi asaj që shkruante z.Xharra si më lartë,si dhe politikës aktuale në Serbi,por edhe asaj çfarë shkruhej nëpër mediat dhe rrjetet sociale sot,neve kemi arsye të dyshojmë se ata (serbet) e kishin me gjithë mend kur shkruanin dhe dyshonin në motivin e skulptorit të madh kroat.

Qëllimi ishte sado pak t’i ndrrohej pamja dhe të mos ngjajë në një “hundëshqiponjë” me plis,ti ndrrohet karakteristika që të jep idenë se mund të jetë një “shqiptar me plis”.
Ja çfarë shkruajnë vet serbët pas këtij renovimi apo “zbukurimi” siç e quajnë ata:Ai nuk duket si vetvetja, është i lëmutë, goja e tij është e fryrë, hunda e tij është rrafshuar, Meshtroviq rrokulliset në varrin e tij,janë vetëm disa nga komentet.

A ishte qëllimi ky?Të zhveshej nga karakteristikat vizuele që mund të ngjallnin një ide të një pamje të një malsori shqiptar.Për të mos dalë në krahun kur mund të të quajnë “sharlatan”,e theksoj se është vetëm një aspekt shikimi nga prizma publicistike ,por mos thuaj kurr,kurr sepse serbët kanë një urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare ,prandaj mos thuani se nuk ishte mu kjo për çfarë ai burrë në skulpturë u dërgua në zdrugitje.

Shkruar nga Xhelil Arifi për proinformacion.com/


 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close