Konferenca Faza përfundimtare:Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi?

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) mban konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”.

Në këtë konferencë do të publikohen gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë.

Raporti paraqet çështjet e mëposhtme:
– Zbërthimi i perceptimit publik të Kosovës mbi kërcënimet kryesore të sigurisë kombëtare të Kosovës;
– Çështje që kanë të bëjnë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe
– Pikëpamjet e të intervistuarve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve evropiane dhe fuqive globale që kanë një ndikim në politikën e jashtme të Kosovës.

Përveç publikimit të gjetjeve do të ketë edhe diskutim në panel me:
–          Z. Plator Avdiu, Hulumtues, QKSS
–          Z. Igor Bandovic, Drejtor, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP)
–          Znj. Fitore Pacolli – Dalipi, Deputete në Kuvendin e Kosovës dhe do te moderohet nga Z. Mentor Vrajolli. Drejtor ekzekutiv, QKSS,

Ky raport ofron një interpretim të plotë dhe të hollësishëm të të dhënave në lidhje me perceptimin e opinionit publik bazuar në një grup të paracaktuar të pyetjeve për çështjet në fjalë. Duke pasur parasysh rolin dhe ekspertizën tuaj në këtë fushë, do të jetë kënaqësia që t’ju kemi në konferencë.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close