Advertisements

KUR TRADHTARËT NA I SHPALLIN SHENJTORË!

nga Abdulla Mehmeti

A mos e din dikush, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, në Shkup, kush ua përgatit listat e të ftuarve dhe në bazë të cilave kritere, në pritjet që organizojnë për shënimin e ditëve të Pavarësisë së shteteve që i përfaqësojnë?

Çfarë duhet t’u themi fëmijëve tanë, si t’i edukojmë që ta duan Atdheun e tyre; të jenë agjentë të huaj, puthadorë e antikombëtarë të dëshmuar, heronj të bashkim-vëllazërimit jugosllav, multi-kulti, anëtarë të partive politike joshqiptare dhe funksionarë pushteti, që të nderohen nga pushteti i shtetit të tyre, në pritjet solemne, me mirënjohje e dekorata, në Tiranë e në Prishtinë, si dhe në përfaqësitë e tyre diplomatike?!

Disa suratë të “politikanëve”, “shkrimtarëve”, “intelektualëve”, “analistësve” nga Maqedonia, që i shikojmë në tv, gazeta, revista, në Tiranë dhe në Prishtinë, janë për dhimbje e piskamë. A i njeh dhe lexon dikush biografitë e vërteta të tyre, ruana Zot dosjet e tyre agjenturore e kriminale, antikombëtare, apo janë Jezexhizuar Tirana e Prishtina zyrtare, përfundimisht?!

Për këtë sorte njerëzish edhe “Xhemijeti”, LSDM-ja dhe VMRO-ja janë vazhdimësi e Rilindjes Kombëtare Shqiptare!

Çohu Gjergj Fishta nga varri, që edhe atë nuk ta la pa prishur kjo racë bastarde!

(14 shkurt 2020)

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close