Moti sot në Kosovë(14 shkurt)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona parashihet të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset kodrinoro-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende me intensitet të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë deri 18m/s në Dukagjin, ndërsa në rrafshin e Kosovës shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 14m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira. Java tjetër, konkretisht dita e pavarësisë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close