Advertisements

Presidenti i Malit të Zi,Gjukanoviq:Mali i Zi duhet të ketë Kishën e vet Ortodokse në mënyrë që të konsolidojë identitetin e vet kombëtar

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka vazhduar të qëndrojë në krye të rezistencës së vendit e popullit të tij kundër yryshjeve serbo-çetnike dhe ruse që po vazhdojnë edhe këtyre ditëve nën pretekstin e ligjit për liritë fetare.

Milo Gjukanovia beson se Mali i Zi duhet të ketë Kishën e vet Ortodokse në mënyrë që të konsolidojë identitetin e saj kombëtar dhe të kundërshtojë ndërhyrjen nga Serbia.
SPC akuzohet se është e lidhur me opozitën pro-serbe dhe pro-ruse kundër partisë në pushtet, Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS),të Milo Djukanoviq, i cili ka mbizotëruar në jetën politike në Mal të Zi që nga vitet 1990.

Ai beson se Beogradi po përdor SPC për të ndërhyrë në punët e brendshme të Podgoricës.

Gjukanoviq beson se KOS është një nga “instrumentet e rëndësishëm që përdoret nga ideologët e nacionalizmit të Serbisë së Madhe kundër Malit të Zi, kundër pavarësisë së tij, identitetit të tij kombëtar, kulturor dhe fetar.”

“KPS përdor një formë të shkathtë të manipulimit ë mënyrë që të besohet se shteti dëshiron të heqë reliktet e tyre të shenjta,” tha Gjukanoviq, duke shtuar se edhe kishat e kontrolluara nga shteti do të vazhdojnë të pranojnë besimtarë ortodoksë.

“Është shantazh. KPS po përpiqet të përdorë besimtarët si një mënyrë presioni ndaj shtetit për të hequr dorë nga ligji, ose për ta detyruar atë të kapitullojë. Kjo është absolutisht e papranueshme,” tha presidenti malazez.

Sipas tij, Mali i Zi duhet të ketë kishën e vet si një mënyrë për të pohuar identitetin e tij kombëtar 14 vjet pas pavarësisë.

“Ne jemi të shtyrë nga nevoja e padiskutueshme për të përsosur infrastrukturën shpirtërore, sociale dhe shtetërore në mënyrë që të forcojmë vetëdijen e qytetarëve për identitetin e tyre,” tha ai, duke shtuar se duhet të ketë një Kishë Autonome Ortodokse në Mal të Zi që do të bashkonte të gjithë besimtarët ortodoksë “, si anëtarët serb kështu edhe malazezë “./proinformacion.com/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close