Taksa, reciprociteti, korigjimi

Taksa kishte kuptim në fillim, thjesht si në akt reciprociteti politik – revoltues, por, me kalimin e kohës degradoi gjithnjë e më shumë… Qeveria nuk bëri të paktën një pakt me qytetarët – me ata që janë potenciali dhe forca kryesore legjitime e vetëdijësimit për bojkot të mallrave nga një ish regjim kriminal dhe nga regjimi i tashëm armiqësor ndaj shtetit të Kosovës…

LVV e vitit 2005, zhvilloi një koncept të ri të vetëvendosjes, që ndryshon nga rrugëtimi i deriatëhershëm i vetëvendosjes shqiptare jashtë kornizave që nuk e parashohin referendumin e popullatës shumicë, siç është kushtetuta sui generis e Republikës së Kosovës, sipas të cilës vullneti i një pakice – serbe, ka supermacin mbi vullnetin e shumicës shqiptare! Prandaj edhe reciprociteti brenda kësaj kornize kushtetuese do të jetë problematik dhe vështirë i zbatueshëm sipas pretendimeve që ka qeveria e re, përderisa nuk do të ketë ballans paraprak të interesave Serbi – Kosovë, përmes bisedimeve pa supermacion.

Pesidenti H.Thaqi në emër të korigjimit të kufijve, mjerisht, nuk e avancoi, vetëm sa e degradoi idenë e ballansimit Kosovë – Serbi, e të zgjidhjes së çështjes së ‘luginës PMB’, jo vetëm që nuk e sqaroi atë, por e ndërlikoi në absurditet këtë çështje të interesit dhe interesimit gjithëshqiptar.

FA – Kelmendi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close