Advertisements

DIN KAMBERI, LUFTA ME SERBË DHE DISA TOPONIME MBI FSHATIN XATH, PUKË.

Në disa toponime, emërtime vendesh, në Xath, krahas emrave si Qafa e Klyzës, Podi i Dervishit, Podi i Panjes, Qafa e Mjetës, etj. të bën përshtypje një emërtim jo aq i vjetër, por që askush nga studiuesit nuk është munduar ta hulumtojë!

E kam fjalën për vendin e quajtur Varri i Din Kamberit!
Nuk është një vend imagjinar dhe as i rremë por është një vend në mes të bjeshkës, afër Qafës së Klyzës që ka lidhje me ngjarjet e vitit 1911!

Kur Serbia mësyu trojet shqiptare dhe ushtria e saj kishte për mision rrethimin e Shkodrës për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë Malazeze, krahina e rrugës së madhe; Vaspas-Pistë-Gdheshtë të Malziut (Jo malazez) së bashku me fshatrat Xath, Dardhë, Flet etj. organizuan qëndresën me pushkë në dorë!Krahas Zeq Demës nga Dardha, Osman Hoxhës e Bajram Hazirit në Flet, njëri që dha edhe jetën për mbrojtjen e vendit, ishte edhe Din Kamberi! Din Kamberi me sa kam dëgjuar nga të vjetrit, ishte i lagjes Kolecit! Ai së bashku me të tjerët nga Xathi organizuan qëndresën kundër Serbit duke u bërë shkak që një batalion serb të mbesin në grykën e Fletit!

Akoma edhe sot gjenden shenjat e istikameve (llogoreve) në Kodrën e Madhe-kodra përballë fshatit tonë!Kur ushtria serbe erdhi për të dytën herë dhe mori operacionin ndëshkimor kundër zonës me djegien e shtëpive dhe me reprezalje ndaj popullsisë, banorët e Xathit ashtu si të Fletit dhe të fshatrave që bënë qëndresë morën rrugën drejt Iballes. Din Kamberi me të tjerë burra vëndosën mos me i lëshue trojet dhe me pushke në dorë i duelen ballë për ballë ushtrisë serbe! Serbët e kapën Din Kamberin dhe së bashku me dy të tjerë i ngjiten lart në bjeshkë dhe i pushkatuan dhe aty u varrosen!

Prej këtej ai vend në mes të bjeshkës u quajt “Varri i Din Kamberit”, por mjerisht askush nuk u kujtua ta përmendë as edhe një here vepren patriotike të këtij trimi bir i Xathit për të cilin dha edhe jetën!
Do të ishte mire që studiuesit të mos e lënë në heshtje por të hulumtojnë për veprën heroike të këtij trimi që na nderoi para 100 vjetësh por që nuk harrohet kurre!!!

Autor: Hazir Velaj.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close