Advertisements

Mbi 7 mijë shoferë kanë mbetur pa leje si pasojë e shkeljeve që kanë bërë

113 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë vitit të kaluar nga aksidentet në trafik. Policia ka njoftuar se gjatë vitit paraprak gjithsej kanë ndodhur 16 mijë e 222 aksidente, teksa si pasojë e shkeljeve të rregullave në komunikacion mbi 7 mijë vozitës kanë mbetur pa leje të vozitjes.

Numri i lartë i aksidenteve në trafik në Kosovë po vazhdon të mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese. Njohësit e çështjeve të sigurisë në komunikacion vlerësojnë se mungesa e strategjive për siguri në vend e veçanërisht në komunikacion po ndikon që numri i aksidenteve të rritet nga viti në vitshkruan gazeta “Zëri”.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas 113 persona kanë vdekur në aksidente trafiku, teksa për t’u përkujdesur për sigurinë në rrugë nuk ka munguar as shqiptimi i tiketave për kundërvajtje në trafik, si dhe marrja e lejeve të vozitjeve për vozitësit e pandërgjegjshëm. Për 7 mijë e 319 shoferë është ndaluar vozitja e automjeteve si pasojë e shkeljeve që kanë bërë në trafik, teksa në përgjithësi nga PK-ja janë shqiptuar 445 mijë e 776 tiketa trafiku. Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor parashihen dënime astronomike financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion, shkruan tutje kjo e përditshme.

Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, e përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close