Advertisements

Ministrja,Haxhiu (LVV):Prioritet i qeverisë Kurti është padia e Kosovës ndaj Serbisë për krime lufte.

Në mandatin tim nuk do të ketë prokuror që do t’i frikësohet politikanëve por politikanë që i frikësohet prokurorisë. Kështu ka thënë Albulena Haxhiu, e cila ka marrë detyrën e ministres së Drejtësisë. Ajo në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për veteranët e rrejshëm dhe për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, për të cilin thotë se do të zbardhet së shpejti.

Haxhiu thotë se ka manipulime të mëdha me numrin e veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe sipas saj, aty përfshihen persona që kanë qenë aktiv në jetën politike, e kjo nuk do të ketë ndikim në zbardhje të rastit.

Derisa flet për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Haxhiu thotë se është lajm i mirë që me këtë po merret Prokuroria Speciale dhe jo ajo Themelore e Prizrenit.

Rastin e vdekjes së tij e quan skandaloz, derisa shton se beson fuqishëm që i njëjti do të zbardhet sa më parë.

Derisa Kosova i ka vetëm tre prokurorë të Prokurorisë Speciale, Haxhiu thotë se është e pamundur që me këtë numër të hetohen krimet e luftës.

Andaj, ajo deklaron se do të rriten kapacitet.

Ndër të tjera, Haxhiu që mban postin e ministres së Drejtësisë në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti thotë për KosovaPress, se prioritet e kanë padinë ndaj Serbisë për krimet e luftës.

Për këtë, thotë se do të konsultohen me ekspertë vendor e ndërkombëtarë. Gjithashtu, ajo flet edhe për gjykimin në mungesë, ku thotë se tash institucionet e Kosovës e kanë të drejtën të nisin hetimet dhe nëse i dyshuari nuk vjen për të marrë pjesë në seanca, e kanë të drejtën të shpallin atë, person të gjykuar në mungesë.

Albulena Haxhiu thotë se do të kërkojnë që me urgjencë të trajtohet ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, që të votohet në Kuvendin e Kosovës pas vlerësimit të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë të premten kanë finalizuar shkresën për të dërguar për vlerësim te Komisioni i Venecias.

Albulena Haxhiu është zgjedhur ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, me datën 3 shkurt të këtij viti.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close