Advertisements

NGA ARKIVI IM PERSONAL

Ismet Rashiti (Shkruar para 35 viteve)
KUMTESA E ISMET RASHITIT, LËSHUAR MENJËHERË PAS RËNIES SË HEROIT, ZIJAH SHEMSIU NË BURGUN QENDROR TË BEOGRADIT

Të dashur shokë të Klubit « Ikballe Prishtina »,
Të dashur vëllezër dhe motra !
Agu i ditës së 4 Majit mbeti i shkrirë në lotët e dhimbjes dhe krenarisë së mbarë popullit shqiptar.U shkri në zemrat e grave, burrave, pleqëve, rinisë e fëmijëve dhe mbeti i paharruar ndër vite e shekuj. Lindi dita e 4 Majit, e zbehur me dhimbje të mëdha, me ofshamën e thellë, me dënesjet e Kosovës, me lajmin e dhimbëshëm për vrasjen mizore të shokut tonë, vëllaut tonë, mësuesit tonë, djalit të popullit dhe revolucionarit të dalluar, Zijah Shemsiu. E vranë shovinistët serbomëdhenjë në Qelitë e Burgut Qendror të Beogradit. E vranë në mënyrë mizore, duarlidhur, me etjen që kishte për Kosovën, me dashurinë dhe bindjen e fortë për fitorën përfundimtare.
Vdiq shoku ynë për të jetuar gjithëmonë me popullin. Ra shoku ynë për të mos vdekur kurrë, për të jetuar sa jeta e popullit. Me gjakun e tij që ja fali Republikës së Kosovës, u bë simbol qëndresës dhe vendosmërisë, u bë i paharruar në faqet më të ndritura të historisë më të re që po shkruan populli ynë me gjak.
Të dashur Shokë të Klubit « Ikballe Prishtina »,
Lajmi për vrasjen mizore të shokut Zijah Shemsiu, na preku pa masë edhe ne punëtorëve kosovar që punojmë në Lozanë dhe rrethinë. Ndjejmë dhimbje të madhe, por edhe krenohemi me shembullin e qëndresës së shokut Zijah Shemsiu, i cili me shpirtin e tij heroik, me guximin dhe vendosmërinë e madhe qëndroi i patundur përballë të gjitha torturave të UDB-së gjakatare. Shembulli i qëndresës së shokut Zijah është vulosur thellë në zemrat tona dhe do të mbetet i paharruar, i dashur dhe i gjallë përgjithëmonë.
Ai na mësoi se si duhet luftuar e qëndruar për të drejta e liri. Se për Kosovën nuk duhet kursyer edhe gjënë më të madhe e më të dashur- jetën në moshën më të re. Andej erdhëm, shokë, në emër të Klubit Shqiptar, « Asim Vokshi » si vëllezër të një shpirti revolucionar, të një frymëmarrje të vetme që në këto momente edhe ne ta nderojmë kujtimin e paharruar të shokut Zijah Shemsiu, ti ndajmë dhimbjet së bashku, të betohemi së bashku se së bashku do të marshojmë përpara, duke pasur kurdoherë edhe shokun Zijah, i cili na ndihmoi shumë në themelimin e klubeve, na porositi dhe na mësoi që të jemi kurdoherë të qëndrueshëm, unik e të pandarë para çdo situate.
– Lavdi kujtimit të pavdekshëm të shokut Zijah Shemsiu !
– Poshtë dhuna dhe terrori në Kosovë !
– Rroftë populli ynë trim dhe heroik !
– Rroftë Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi !
– Kosova Republikë !

KLUBI SHQIPTAR « ASIM VOKSHI » NË LOZANË

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close