Advertisements

Belgjika nuk do t’i dorëzojë Spanjës zyrtarët indipendentistë katalanas

ATSH-AFP/ – Belgjika nuk do t’i dorëzojë Spanjës zyrtarët indipendentistë katalanas, Carles Puigdemont dhe Toni Comin, para se Parlamenti Europian të shprehet për një kërkesë për heqjen e imunitetit të këtyre dy eurodeputetëve, theksoi sot drejtësia belge.

Një prej avokatëve të katalanasve, Simon Bekaert, konfirmoi vendimin e dhënë nga dhoma e këshillit të Gjykatës së Brukselit.

“Gjyqtari vendosi për të shtyrë datën e trajtimit të kërkesës së ekstradimit (…), në pritje të vendimit të Parlamentit Europian mbi kërkesën për heqjen e imunitetit”, deklaroi avokat.

Puigdemont, ish-presidenti i rajonit të Katalonjës dhe Comin, një prej ish-ministrave të tij ishin arratisur në Belgjikë në fund të tetorit 2017 pas një tentative për shkëputje.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close