Advertisements

Ursula von der Leyen:Metodologjia e re e BE-së Hap rrugën për hapjen e negociatave të Shqipërisë

ATSH/ Metodologjia e rishikuar e BE-së për zgjerimin i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

Në një prononcim për mediet përpara tryezës së përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen theksoi se në këtë takim “kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor”.

“E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit”, u shpreh presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspect”, shtoi ajo.

Ursula von der Leyen foli edhe për Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë që mbahet nesër në Bruksel.

“Nesër do të mbahet Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close