Advertisements

Zbulime arkeologjike në kishën “Shën Nikolla” në Himarë

ATSH/ Në kishën Shën Nikolla në Porto Palermo, Himarë, janë ndërprerë punimet restauruese, pasi gjatë verifikimit në terren janë konstatuar zbulime arkelologjike.

Instituti Kombëtar i Kulturës Kombëtare bën të ditur se “si pasojë e gjetjeve u pezulluan punimet deri në një vendim nga ana e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”.

Në Porto Palermo gjendet kisha e Shën Nikollës, e cila më parë ndodhej në zonën e Kalasë. Ali Pasha ishte një figurë diktatore e egër, por kishte një adhurim të veçantë për kultet e krishtere dhe prandaj e ndërtoi kishën që prishi pak më tej. Ishte viti 1818 kur Pashai i Janinës, ndodhej në kulmin e sundimit të vet. Pushteti i tij nuk njihte kufij. Himara, ishte krahina që ai kishte për zemër. Prandaj dhe një kështjellë-dhuratë për Vasiliqinë, që, sipas historianëve e donte shumë, do të përbënte edhe një simbol domethënës.

Por, sipas një historie që tregohet nga të moshuarit e Himarës, ndërtimi i kishës ishte edhe pjesë e një marrëveshjeje të Ali Pashës me “kapitanët” e Himarës, bashkë me atë të ndërtimit të kështjellës.

Përmes kësaj marrëveshjeje, lundërtarët himariotë do të shfrytëzonin falas limanin që ndodhej pranë kështjellës për anijet e tyre, ndërkohë që do të kishin edhe një objekt kulti më shumë për t’u falur.

Po ashtu, në këtë mënyrë, Ali Pasha, përveçse i kushtonte një objekt kulti dhuratë zonjës së vet, vendoste marrëdhënie mjaft të mira me himariotët në kuadrin e realizimit të objektivave të tij.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close