Advertisements

Baton Haxhiu :”Në asnjë mënyrë nuk jam i përfshirë në idenë për korrigjimin e kufirit me Serbinë”

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se në asnjë mënyrë nuk është i përfshirë në idenë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, ide për të cilën kishte marrë shumë akuza.

“Nuk kam lidhje me çështjen e korrigjimit, vetëm e kam bërë të ditur”, ka thënë Haxhiu.

“Thacin e dëgjova së pari duke folur për këtë në një emision, gjë të cilën e konsiderova gabim si ai e artikulonte. Nuk kam njohur njeri më institucionalist, nuk e di pse gaboi në deklaratat për Preshevën”, tregon Haxhiu, transmeton Express.

“Një mik i imi, që nuk dua t’ia zbuloj emrin, më bëri të ditur se kanë biseduar për korrigjim kufijsh. Ishte ide konkrete, por një gjë nuk po mund të merreshin vesh. Ishte çështja e Mitrovicës. Ajo është kafshatë e madhe të cilën nuk po mund ta kalonin”

Tutje ai zbulon se është takuar me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha ishte ndër kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj ideje.

“U takova me Sali Berishën dhe Blendi Fevziun. Ata më sulmuan mua pastaj. Ai së bashku me Metën e zbuluan çështjen e korrigjimit”

Ai shpjegon pse e mbrojti presidentin, Hashim Thaci, pas zbulimit të kësaj ideje.

“Nuk e kam lënë vetëm presidentin, për arsye se të gjithë iu turrën kundër”, tha Haxhiu.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close