Advertisements

Në Gjilan sot ka ndodhur tragjedi e rëndë familjare me shumë të vdekur

Gjilani ka përjetuar një tragjedi familjare sot,me shumë të vrarë dhe një të vetvrarë.Kjo është konfirmuar edhe nga , Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, e cila ka njoftuar se personi femër me inicialet V.B. pasi ka vrarë 4 persona në fund i ka marrë jetën vetës.Thuhet se ajo me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Kjo krejt ka ndodhur në lagjen Bojanina në Gjilan rreth orës 13,ku gjatë kësaj kohe janë vërejtur edhe lëvizje me urgjencë të kerreve të policisë dhe të atyre të ndihmes ës shpejt./proinformacion.com/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close