Advertisements

Në Kuvendin e Kosovës sot është konstituar komisioni për Integrime Evropiane.

Pas krijimit të institucioneve, në Kuvendin e Kosovës sot është konstituar komisioni për Integrime Evropiane.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj tha se si komisione kanë obligime të mëdha në avancimin e rrugës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Ai ka kërkuar që deputetët në këtë komision t’i tejkalojnë raportet pozitë dhe opozitë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha është e rëndësishme të ruajmë një balancë të unitetit për shkak të specifikave që ka ky komision.

“Është e rëndësishme të merremi me zbatimin e marrëveshjes se MSA-së. Ne presim që ta kemi edhe raportin për vendin që do jetë pika jonë kryesore lidhur me sfidat që e presin vendin. Agjenda e reformave evropiane është një pikë tjetër duhet të intensifikohet takimet me ministrat pasi brengë vazhdon të jetë liberalizimi i vizave. Është e nevojshme të shtrihet një fusha të e re për intensifikimin e liberalizimit të vizave”, tha ajo.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca i cili për herë të parë është bërë deputet në këtë legjislaturë, shprehu vullnetin e plotë që të bashkëpunojë dhe të dalin mbi partitë në mënyrë që vendi të dal sa më mirë tek prioritet e MSA dhe ERA.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close